Franca nderton xhamine me te madhe ne Evrope

Franca nderton xhamine me te madhe ne Evrope

Kryetari i qytetit të Marsejit ditën e djeshme paraqiti se, ky qytet ka projekt të ndërton xhaminë më të madhe në Evropë, xhami kjo e cila do të ketë vend për 7000 persona, një projekt i tillë parashihet që të kushtojë 22 milion euro, apo 32.7 milion dollar amerikan.


Gjithashtu është paraparë që kjo xhami të ketë oborr, ndërsa sipërfaqja e kësaj xhamie do të ketë 2500 metër katrore, dhe me minare të larta afër 25 metra.

Ky projekt përfshinë që aty të ngrihet edhe një librari me tematikë shkencore-islame, amfiteatër, si dhe restorant me ushqime që janë të lejuara sipas parimeve islame.

Një numër i konsideruar i krahut të djathtë të partive opozitare kanë reaguar fuqishëm dhe kanë kundërshtuar një gjë të tillë nga autoritet e qytetit të Marsejit, mirëpo të gjitha përpjekjet e tyre deri më tani kanë dështuar.

Gur-themeli i kësaj xhamie pritet të filloj në muajin prill të viti 2010, ndërsa hapja e saj parashihet të ndodhë në muajin nëntor të vitit 2011.

Përndryshe qyteti i Marsejit ka përafërsisht 800 mijë banorë, ndërsa 1/4 e tyre janë myslimanë.

Marrë nga: https://www.aljazeera.net
Nga gjuha arabe: Muhamed jashari, Shkup