Festat e fese Islame

Falënderojmë All-llahun, i Cili i ka caktuar ligjet, ka dalluar hallallin nga haramin, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin, i cili me sqarimin e tij largoi çdo paqartësi dhe mbi familjen dhe shokët e tij…
Popujt e mëparshëm festat i njhinin për lozje dhe dëfrim, për dehje dhe vallëzim, bile disa fe të vjetra festat e tyre fetare i shfrytëzonin për nihilizëm dhe kaotizëm moral, e mos të flasim për festën e “Pakosit” te grekët e vjetër e pastaj te romakët, festë e cila përsëritej disa herë në vit, ku burrat dhe gratë detyroheshin të çveshen nda nderi dhe turpi dhe të lirohen nga çdo përkufizim të xhelozisë dhe nderit, tua zgjidhin frerët ndjenjave kafsharake, për të kryer nevojën e vet publikisht dhe haptazi, për të kënaqur hyjnitë e tyre, siç pretendonin ata. Saqë ai që refuzonet një gjë të tillë në atë kohë, kryetarët e fesë së tyre gjykonin që të varroset i gjallë në shpella të largëta dhe gropa të panjohura derisa ti vjen vdekja, ose ta arrijë caktimi i Zotit.

Në skajin tjetër, përballë këti materializmi shohim spiritualizmin e asketëve të vetmuar dhe të tërhiqur në vehte, të cilët mjaftohen me përsëritjen e përkujtimeve të shenjta, duke e përsëritur në vetvete, ose duke e shprehur me zë të dobët në skajet e faltores së tyre, ose duke i lexuar disa lutje ose duke i kryer disa rite dhe simbole.

Vjen Islami me peshojën e sajë të drejtë dhe standardet precize dhe ndarëse duke i dhënë ndriçim të ri festave, larg nga çdo nihilizëm dhe fëlliqësira e sajë dhe larg nga çdo asketizëm ekstrem. Ajo nga këto dy shkolla mer atë që është e mirë dhe mesatare duke lënë pas shpindë çdo element të tyre që përmban sherr ose çorodi, duke i shtuar edhe elemente të reja të mira, dukë thuru nga të gjitha këto fotografi të gjallë, të fuqishme dhe të bukur në korniza të pastërtisë dhe fisnikërisë, mbrojtjes së vlerave dhe nderit.

Kjo është idea mbi festat në Islam.

Ngjyra e parë e festave islame është ngjyra shpirtërore, mirëpo jo e shpirtit të heshtur dhe me zë të zbehtë, por e shpirtit të zgjuar dhe flakërues. Dëgjo zërin e fuqishëm, ekoja e së cilit përhapet fuqishëm nëpër rrugë; në gjuhë të njerëzve që shkojnë në namaz të bajramit një nga një ose grupe grupe, e njerëzve në xhamia, duke u falur ose duke pritur namazin, e njerëzve në shtëpi pasiqë kanë falur namazet, ditëve të teshrikut, në mina gjatë hedhjes së gurëve, në gjuhë të haxhilerëve etj. Dëgjo këtë zë, i cili e shpërthen shpirtin dhe i jep nisje të gëzimit dhe haresë për plotësimin e udhëtimit të rëndë dhe të sukseshëm, udhëtimin e agjërimit ose haxhxhit. Pastaj në shenjë përgëzimi dhe shikimit në të ardhmen me sy të bindjes dhe shpresës. Është simbol i ngadhnjimit shpirtëror në përvojën e kaluar dhe vendosshmëri për të vazhduar në këtë ngadhnjim shpirtëror në përvojat e ardshme, ky zë është:

All-llahu ekber All-llahu ekber, la ilahe il-lall-llah All-llahu ekber, All-llahu ekber ve lilahil-hamd.

Ky element shpirtëror dhe entuziazist, Islami kërkon që ta shfaqim thelbin e saj në pamje të zbukurimit dhe bukurisë, në atmosferë të kënaqjes dhe komoditetit trupor, duke mos bërë israf (harxhim të tepruar), i cili e shëmton plotësinë e sajë dhe e shndërron në të kundërtën e sajë.

Po, obligimi i modestisë dhe privimit, ishte gjobë e patketërsueshme gjatë agjërimit dhe haxhxhit, mirëpo kur vjen dita e bajramit, mos thuaj: është lejuar ajo që ka qenë e ndaluar, mirëpo thuaj: është bërë obligim ajo që ka qenë e ndaluar dhe është ndaluar ajo që ka qenë e obliguar. Po, këtë ditë nuk ka agjërim e as privim nga të mirat dhe të këndshmet:

(كلوا واشربوا هنيئًا بما أسلفتم في الأيام الخالية)

“(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë”. (El-Hakka: 24).

Sot nuk ka modesti e as privim nga ushqimet e këndshme edhe nga zbukurimet, secili prej nesh le ti vesh rrobat më të mira, le ti shfaq gjurmët e dhunitve të All-llahut mbi te, sepse kjo është dita e shfaqes së dhuntive. Poashtu në këtë ditë nuk ka ekstremizëm dhe privim nga lozja dhe ahengu, mirëpo të jetë i lejuar dhe i pastër.

Transmetojnë pronarët e suneneve nga Enesi [radijall-llahu anhu] i cili thotë:

))قدم النبي صلى الله عليه وسلم المدينة ، ولهم يومان يلعبون فيهما ، فقال : [ما هذان اليومان ] قالوا: كنا نلعب فيهما في الجاهلية فقال: [ قد أبدلكم الله بهما خيرًا منهما ، يوم الأضحى ويوم الفطر] .

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] erdhi në Medinë, kurse banorët e sajë kishin dy ditë që i festonin, e tha: Çka janë këto dy ditë? Thanë: loznim në këto dy ditë në xhahilijet. Atëhere Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ua ka zëvendësuar All-llahu me dy ditë më të mira se ato: ditën e kurban dhe ditën e fitër bajramit”. (hadithi është sahih).

Imam Muslimi transmeton në sahihun e tij nga Aisheja [radijall-llahu anha] e cila thotë:

))دخل علىَّ النبي صلى الله عليه وسلم في يوم عيد ، وعندي جاريتان تغنيان ، فلم يقل شيئًا ولكنه اضطجع على الفراش وحول وجهه ، ثم دخل أبو بكر فانتهرني وقال : أبمزمار الشيطان في بيت رسول الله ؟ فقال صلى الله عليه وسلم : [دعهما يا أبا بكر ، إن لكل قوم عيدًا ، وهذا عيدنا] . قالت عائشة : وكان السودان يلعبون بالدرق والحراب فإما سألت النبي وإما قال هو لي : [ تشتهين تنظرين] قلت نعم ، فأقامني وراءه ورأسي على منكبيه وخدي على خده ، حتى إذا مللت قال : [ حسبك ؟] . قلت : نعم .

“Hyri te unë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në ditë feste, duke qenë aty të pranishme dy voglushe të cilat këndonin. U shtri në shtart dhe e ktheu fytyrën. Ndërkohë hyri Ebu Bekri dhe më qortoi e më tha: a fryllë të shejtanit te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? U drejtua nga ai Pejgamberi [alejhis-selam] dhe i tha: “lëri ato dyja, sepse secili popull ka festën e vet, kurse sot është festa jonë.

Aisheja thotë: disa njerëz nga Habeshi loznin me shtiza dhe me shpata, dhe ose e pyeta Pejgamberin ose më tha: a dëshiron ti shikosh? I thashë: po. Më la mbrapa ti, e futa kokën mbi supet e tija, kurse faqeja ime mbi faqen e tij, e kur u lodha më tha: mjafton? I thashë: po. (Muslimi).

Në këtë rast dëshiroj të theksoj edhe këtë, se sa i përket kësaj lozjeje që u përmend në hadithin e Aishes, jo që vetëm është i lejuar, por nëse bëhet me qëllim të mirë, është vepër në të cilën nxit Islami dhe nxitë në të shtu siç nxitë në gjujtje, në not, vrapim dhe në kalorësi dhe në të gjitha llojet e sportit të dobishëm, sepse i jep njeriut vendosshmëri, imunitet, e bënë ushtar të gatshëm për të mbrojtur fenë dhe atdhenë. Sa shumë kemi nevojë të ngjallim këto sunnete në festat tona.

Kështu në festat Islame takohen ajo shpirtëroreja e lartë dhe ajo materialeja e dobishme, e bukur dhe e pastër. Edhe pse Islami nuk është mjaftuar në festat e veta vetëm me këto dy elemente, gjersa e ka përforcuar edhe me element të tretë, i cili është më i përforcuari dhe më i dashuri, e ajo është domethënja shoqërore humanitare, që e bënë ummetin si një trup. Edhe ate jo vetëm me simbol dhe ndenja, jo vetëm me pamjen e tubimit madhështor në dhikër dhe namaz, jo vetëm në këto takime miqësore dhe vëllazërore, jo vetëm në këto buzqeshje me të cilat e takon muslimani vëllaun e vet gjatë bajramit, por edhe me domthënje më të madhe se kjo, me sistemin e pjesmarjes ekonomike praktike, të cilën e caktuar sherijati mes anëtarëve të këtij xhemati, për tua lehtësuar nevojtarëve dhe duke i bërë të panevojshmë për lypje në këtë ditë. Kjo është zekatul-fitri gjatë fitër bajramit dhe kurbani në ditën e kurban bajramit.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(فصل لربك وانحر)

“Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!”. (El-Keuther: 2).

(قد أفلح من تزكي وذكر اسم ربه ) .

“Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet”. (El-A’la: 14-15).