Feja Islame

 

Allah
Allahu eshte Zoti dhe Krijuesi i Universit, Meshiruesi, i Gjithedituri, Mbrojtesi, i Madheruari, Furnizuesi, qe degjon e sheh çdo gje, i Pari, i Fundit dhe i Perjetshem.
Ne Kur'ani permenden 99 emrat e bukur te Allahut te cilat shprehin cilesite Tij permes te cilave Muslimanet mund te kuptojne dhe njohin Ate.

Abdes
Nje lloj pastrimi qe duhet bere para se dikush falet ose para se te lexoje Kur'an.

Ezan
Thirrja para kohes se faljes quhet Ezan. Personi i cili therret Ezanin quhet Mu'ezin. Muezini therrer Ezanin pese here ne dite kur Muslimanet falin namazin e tyre. Ezani ka disa fjale dhe shprehje specifike qe recitohen me ze te larte ne gjuhen Arabe qe te lajmeroje njerezit se koha per t'u falur erdhi.

Es-selamu Alejkum
Kjo eshte pershendetja e Muslimaneve kur takojne njeri tjetrin. Kuptimi i te ciles eshte "Paqja qofte mbi ju!" Kjo pershendetje mund te ndeshet edhe ne keto forma: "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullah" qe do te thote "Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi ju"; ose "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu", e cila perkthehet "Paqja, Meshira dhe Bekimi i Allahut qofte mbi ju!" Lexo te teren

Falja e Namazit

Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili e bëri namazin farz për robërit e Tij dhe i urdhëroi që ta falin dhe ta kryejnë në mënyrë më të mirë. Bekimi dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, të cilit i është drejtuar duke i thënë: ''Ty ta zbritëm   Kur'anin që t'u   shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.''( Nahl: 44). Dhe Muhammedi saws e realizoi këtë detyrë në mënyrë të plotë.
Prej gjërave që i shpjegoi me gojë dhe me punë ishte edhe namazi. Aq bukur e shpjegoi saqë një herë fali namaz në mimber, duke u ngritur e duke bërë ruku, e pasi mbaroi faljen u tha: '' E kam bëre këtë gjë që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim'' (Buhariu dhe Muslimi). Si dhe na e bëri obligim pasimin e tij duke thënë: '' Faluni ashtu sikur që më shihni duke u falur.''( Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi). Muhammedi saws e ka përgëzuar atë që e falë namazin ashtu siç e ka falur ai, duke i siguruar hyrje ne Xhennet nga ana e All-llahut duke thënë : ''All-llahu azze we xhel-le i ka bërë farz pesë namaze. Ai që merr mirë abdest, i falë në kohë të tyre, i plotëson rukutë dhe sexhdet e tyre dhe i falë me frikë-respekt, All-llahu i siguron falje mekatesh, kurse ai që nuk vepron kështu, nëse don ia falë, perndryshe e dënon. (Hadithi është sahih, shiko Sahih Ebu Dawud) Bekimi dhe shpëtimi qofshin mbi familjën e tij, shokët e tij të devotshëm e të pastër, të cilët neve na transmetuan ibadetin e tij, namazin, fjalët dhe veprat e Muhammedit saws, vetëm keto i bënë drejtim dhe shembull për to, dhe mbi ata që ecën rrugës së tyre deri në Ditën e Kijametit.   Lexo te teren

Ebu Hanifeja  
Numan Ibn Sabit (Ebu Hanifja apo Imam Azem) është i lindur në Kufe në vitin 80 H apo 690. Babai i tij ishte Persiani cili pasi pranoi Islamin u shpërngul në Kufe ku pati rastin dhe ta takoj dhe halifin e katërt Ali Ibn Ebi Talibin. Ebu Hanifja pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Kufe qytet i cili mbas Medinës ishte qendër kryesore shkencore . Në moshë të re Ebu hanifja u morr me tregti por studimet për të ishin prefesioni më i dashur. Prandaj, lë tregtinë dhe i dedikohet kryesisht studimit të drejtësisë simbas udhëzimit të dijetarit Sha’bia. Ka mësuar pranë Hamad Ibn Suleimanit (120 – 737) dhe dijetarëve të tjerë të Kufes por për kërkim të diturisë ai nuk hezitoi edhe të udhëtoj ashtu që ai ishte edhe në Basra, Meke dhe Medine ku është takuar me dijetarë më të mëdhej të asaj kohe.Lexo te teren


Festat Islame  
Falënderojmë All-llahun, i Cili i ka caktuar ligjet, ka dalluar hallallin nga haramin, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin, i cili me sqarimin e tij largoi çdo paqartësi dhe mbi familjen dhe shokët e tij…
Popujt e mëparshëm festat i njhinin për lozje dhe dëfrim, për dehje dhe vallëzim, bile disa fe të vjetra festat e tyre fetare i shfrytëzonin për nihilizëm dhe kaotizëm moral, e mos të flasim për festën e “Pakosit” te grekët e vjetër e pastaj te romakët, festë e cila përsëritej disa herë në vit, ku burrat dhe gratë detyroheshin të çveshen nda nderi dhe turpi dhe të lirohen nga çdo përkufizim të xhelozisë dhe nderit, tua zgjidhin frerët ndjenjave kafsharake, për të kryer nevojën e vet publikisht dhe haptazi, për të kënaqur hyjnitë e tyre, siç pretendonin ata. Saqë ai që refuzonet një gjë të tillë në atë kohë, kryetarët e fesë së tyre gjykonin që të varroset i gjallë në shpella të largëta dhe gropa të panjohura derisa ti vjen vdekja, ose ta arrijë caktimi i Zotit.   Lexo te teren
              Haxhi dhe vlera e tij  
Haxhxhi është shtyllë prej shtyllave të Islamit, është obligim i prerë për secilin musliman që ka mundësi ta kryej, është vepër me vlerë të madhe dhe vepër në të cilën ka shumë këshilla dhe mësime.


Njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri, nuk duhet ta lëjë pas shpine këtë ibadet, sepse dobitë dhe dhuratat që i fiton muslimani nga ky ibadet janë të shumta.


Ai i cili e mohon këtë ibadet del prej gjirit islam dhe largohet nga xhemati i muslimanëve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


وَأَذَانٌ مِنْ اللَّهِ وَرَسُولِهِ إِلَى النَّاسِ يَوْمَ الْحَجِّ الْأَكْبَرِ أَنَّ اللَّهَ بَرِيءٌ مِنْ الْمُشْرِكِينَ وَرَسُولُهُ فَإِنْ تُبْتُمْ فَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ وَإِنْ تَوَلَّيْتُمْ فَاعْلَمُوا أَنَّكُمْ غَيْرُ مُعْجِزِي اللَّهِ وَبَشِّرْ الَّذِينَ كَفَرُوا بِعَذَابٍ أَلِيمٍ(3)


"Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po, nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t'i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm". (Et-Teube: 3).   Lexo te teren


Ndalimi i zilise (hasedit)  
Muaviu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: nëse i përcjell të metat e njerëzve atëherë i ke shkatëruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.” (Ebu Davudi, Neveviu e vërteton hadithin)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “o ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat – 12)   Lexo te teren  

Ndalimi i bartjes se fjaleve (nemimes)  
Hudhejfeja [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: bartësi i fjalëve nuk hyn në xhennet.” (Muslimi) Kurse ne transmetimin e Buhariut qëndron “ai i cili fshehurazi i ndëgjon fjalët pastaj i bartë ato nuk hyn në xhennet”
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “që është përgojues dhe banë fjalë ndër njerëz” (Kalem – 11)


Fjala nemime gjuhësisht d.m.th. : përshpëritje, lëvizje e lehtë. Kurse kuptimi terminologjik është: bartja e fjalëve prej njërit te tjetri për për të shkaktuar përçarje   Lexo te teren  



Bamirësia ndaj prindërve  
Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Është i mërishëm, është i mërishëm, është i mrishëm! Thanë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: ai që arrinë prindërit e tij duke qenë ata të vjetër, njërin apo që të dy, dhe nuk hyn në xhennet.” (Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet.” (Ankebut – 8), poashtu thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.   Lexo te teren

Burimi i moralit te larte  
Nevas ibën Sem’an Elensarij [radiall-llahu anhu] thotë: e pyeta Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për mirësinë dhe mëkatin dhe më tha: “bamirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në zemër dhe urren që ta shohin njerëzit.” (Transmeton Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë. Pastaj ia tregoi Atij çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të.” (Shems – 7,8)

Poashtu thotë: “Anuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë dhe dy buzë? Dhe ia treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të gabuarën)? (Beled – 8,9,10)


Dijetarët thonë: “bamirësia” ka kuptim të gjërë, ajo ka kuptimin e: lidhjes farefisnore, butësisë, shoqëriaë të sinqertë, sjelljes të mire, rrespektit, të gjitha këto cilësi janë përmbledhje e normave të moralit të lartë. (Elminhaxh sherh sahihil Muslim ibën Haxhaxh – 4/1980)
-----------------------------------------------------------------------------------------------


Histori te shkeputura nga Kurani ... te marra nga tefsiret (shpjegimet) e Sureve te ndryshme ne Kuran .
E fillojme me Suren 85 - El - Buruxh . Eshte nje histori shume e bukur e bere edhe film (kartona).

Nese imagjinata eshte veper e mendjes njerzore ,atehere realiteti eshte veper e vullnetit hyjnor, prandaj realiteti eshte perhere me i fuqishem se imagjinata dhe eshte burimi nga i cili ushqehet imagjinata njerezore...
-"Kjo eshte nje histori qe sa here them ose e lexoj me vjen te qaj eshte komentimi i ajeteve ne kuran te SURES BURRUXHE e cila iu zbrit profetit Muhamed a.s per ti treguar per ngjarjen qe kishte ndodhur para se te zbriste kurani per ti treguar besimtareve muslimane qe vuanin ne ate kohe nga maltratimet dhe torturimet e jobesimtarve se ka pasur popuj para jush qe jane sprovuar per shkak te besimit te tyre ne Zotin nje te vetem"
Nga popujt para jush ishte nje mbret qe kishte nje magjistar.Magjistari i sherbente mbretit per ti mbajtur njerzit te shtypur dhe per tiu bindur mbretit verberisht.Magjistari kur u moshua i tha mbretit, tani une jam bere burre i vjeter. Me gjej nje djale qe ti mesoj magjine.qe me ane te tij ti mbash njerzit ne nenshtrim .qe me magjine e tij ti hutoje njerzit dhe ato mos te kundershtojne ty.Keshtu mbreti i coi nje djalosh per te mesuar magjine.Nje here kur djaloshi shkoi tek magjistari rruges takoi nje plak besimtare i cili po i lutesh Zotit.Djali u be kurioz dhe iu afrua dhe e pyeti se kujt po i lutej .Plaku besimtare i tregoi -Une po i lutem Allahut Krijuesit te qiejve dhe tokes.Atehere djali i tha plakut besimtar se a nuk eshte mbreti Zoti yne .Jo -i tha plaku besimtar ,-Mbreti eshte njeri si ti dhe une Zoti yne eshte Allahu qe ka krijuar qiejt token diellin henen,ujin ajrin me te cilat ne jetojme pra gjithcka .Djali u habit dhe filloi ta degjonte me kureshtje dhe kjo po i sillte nje kenaqesi ne zemren e tij.Atehere djali iu lut plakut besimtare qe ai ta mesonte per Zotin e tij.dhe plaku besimtare pranoi.Sa here djali shkonte per tek magjistari ,djali shkonte e mesonte tek plaku besimtar qe ishte rruges dhe bisedonte me te rreth KRIJUESIT FUQIPLOTE .Keshtu vepronte cdo dite djali mirepo meqe vonohej nga mesimet e plakut besimtare, magjistari e rrihte djalin, por djali nuk i tregonte se me ke ishte .Sa here magjistari e pyeste pse vonohej ai i thoshte se vonohej nga njerzit e shtepise dhe kur njerzit e shtepise e pyesnin pse vonohej ai thoshte qe vonohej tek magjistari.Nje dite kur po shkonte tek magjistari rruges pa disa njerez te cilet iu ishte prere rruga nga nje kafshe.Atehere djali tha -Sot do ta marr vesh magjistari eshte me i mire apo besimtari-! Keshtu qe mori nje gure dhe tha -O ALLAH !Nese veprat e plakut besimtare jane me te mira tek ty se ato te magjistarit, ateher mbyte kete krijese qe njerzit mund te kalojne.Pastaj e qelloi me nje gur dhe kafsha u rrezua dhe njerzit kaluan duke u cuditur me mrekulline e djalit.Djali i gezuar dhe i mrekulluar nga kjo gje shkoi me vrap tek plaku besimtare dhe i tregoi ate qe i kishte ndodhur.Plaku e degjoi dhe ne fund i tha.-Biri im! Sot ti je me imire se une, ti ke arritur shume! Prandaj ti do te sprovohesh me besimin tend dhe nese te ndodh ndonje sprove ti mos trego per mua.Mbas asaj dite djalit fillun ti jepshin mrekulli te tjera si pasoje e lutjeve te tij drejtuar Zotit ai filloi te sheroi njerzit nga semundjet e lekures verberia e lindur lebra etj.Nje oborrtare i mbretit degjoi per djalin dhe mrekullite e tij shkoi tek ai i coi disa dhurata dhe i tha-te gjitha keto dhurata jane per ty me kusht qe te me sherosh mua.-Djali iu pergjigj me nje pergjigje te sinqerte-Une nuk sheroj askend Vetem Zoti eshte ai qe sheron .Pra nese beson Allahun si Zot dhe jo mbretin dhe elute ate Ai patjetre do te sheroje ty.Ai tha ;Une besoj se ska Zot tjeter pervec Allahut dhe mbreti eshte njeri i thjeshte si ne.Pastaj ju lut Allahut per sherim dhe Allahu ia ktheu syte.Kur shkoi tek mbreti dhe u ul afer atij ,mbreti e pyeti me habi -Te paska ardhe shikimi si keshtu.Obortari iu pergjigj-Allahu ma ktheu shikimin! Mbreti i xhindosur duke bertitur i tha ! A ke Zot tjeter pervec meje.Zoti im eshte dhe Zoti yt ai eshte Allahu krijuesi i qiejve dhe i tokes dhe ti je vetem se njeri.Mbreti i inatosur e kapi dhe i dha urdher rojeve qe ta rrahin dhe ta torturojne derisa te tregonte se kush ia kishte mesuar per keto gjera derisa ai i tregoi per djalin nga torturat e medha.Mbreti i coroditur per djalin te cilin e kishte cuar per te mesuar magjine qe me ate ti genjente njerzit qe ai ishte zot duke bertitur dhe uluritur i dha urdher rojeve!-Ma sillni djalin menjehere ketu. Rojet te frikesuar nga egersia mbretit shkuan tek shtepia e djalit e moren dhe e sollen ne keshtjellen e mbretit.Kur e sollen djalin mbreti i terbuar e pyeti 1-O djalosh! A ka arritur dija jote e magjise sa te sherosh semundjet dhe verberine.Djali iu pergjigj !-O mbret une nuk sheroj askend Allahu eshte ai qe sjelle sherimin me te vertete.Mbreti u terbua fare dhe tha.Merreni dhe torturoni derisa te tregoje se kush ia ka mesuar keto.Djali i njome nga torturat e shumta duke qare u tregoi per plakun besimtar me te cilin ai kishte mesuar.Mbreti urdheroi ushtaret e tij qe tia sillnin plakun besimtare menjeher ne pallat .Shkuan ushtaret dhe e moren plakun besimtare dhe ia sollen mbretit.Mbreti i xhindosur duke bertitur i thote.hiq dore nga besimi yt tek Zoti dhe feja jote.Plaku duke buzeqeshur i tha!-Kurre!.Atehere mbreti urdheroi qe te merrnin nje sharre dhe ia vendosi ne mes te kokes derisa e sharroi ne dy pjese.(lotet kullojne nga zemrat)E mori mbreti katil oborrtarin dhe i tha!- Hiq dore nga besimi yt tek Zoti. Oborrtari megjithese pa skemen rreqethese se cfare i kishte ndodhur plakut besimtare ai i tha mbretit!- O mbret ti je njeri pse duhet te besoj une ty per Zot.Zoti im eshte Allahu Krijuesi i qiejve dhe i tokes.Atehere mbreti urdheroi qe tia hiqnin mishin me kreher duke ia gerryer deri ne kocka dhe ta sharronin pergjysem.!.......Mbas kesaj ai i tha djaloshit hiq dore prej besimit tend dhe fese tende.Por djaloshi nuk pranoi.Ai tha sikur edhe mua te me besh si ato nuk e mohoj Zotin tim.Mbreti urdheroi disa ushtare qe ta merrnin djaloshin dhe ta hudhnin nga maja e malit (sepse fama e tij ishte hapur shume tek njerzit qe te dukej sikur kishte rene) nese ai nuk e mohon fene e tij por nese e mohon lirojeni.Rruges drejt vdekjes djaloshi i thoshte ushtareve qe mbreti seshte Zot por ai eshte njeri prandaj besoni Zotin tim dhe Zotin tuaj Allahun Krijuesin e qiejve dhe tokes.Por ato nuk e degjonin dhe kur iu afruan majes se malit Djaloshi ngiti duart lart nga qielli dhe u lut!-"O ALLAH SHPETO MUA PREJ TYRE ME CDO GJE QE TI DESHIRON"! Atehere mali u trondit dhe te gjithe ushtaret u rrezuan dhe vetem djaloshi shpetoi.Djali u nis per tek mbreti ,kur arriti atje i tha-O mbret e shikon qe ti nuk je Zot Allahu me ruajti mua dhe i hodhi ushtaret e tuj.Mbreti u terbua dhe dha urdher qe ta merrnin dhe ta conin me barke ne det dhe ta hudhnin qe te mbytej .e moren ushtaret djaloshin dhe e hipen ne varke .po te njejten gje beri djaloshi me ta duke iu thene qe te besonin Zotit e gjithesise.Por ata nuk pranuan .Ateher djalloshi ngriti duart lart dhe u lut.- O ALLAH SHPETO MUA PREJ TYRE ME CDO GJE QE TI DESHIRON"! filloi nje furtune dhe barka u permbys dhe te gjthe ushtaret u mbyten dhe djaloshi shpetoi dhe doli ne breg te detit.U nis per tek pallati i mbretit me krenari dhe besim te patundur ne Zotin e tij.kur arriti atje mbreti u cudit kur e pa .Djaloshi me krenari i tha o mbret ti nuk mund te me vrasesh mua vetem nese vepron ashtusi une te mesoj.Ateher mbreti pranoi vetem per vetem qe te vriste djaloshin.Ateher djaloshi i tha!-Merre gjithe popullin grumbulloje ne nje lendine te madhe dhe me lidh mua tek nje peme merr nje shigjete ti vete edhe me godit duke thene !.-"ME EMRIN E ALLAHUT ZOTIT TE DJALIT". Keshtu veproi mbreti mblodhi popullin ne nje rrafshnalte edhe e lidhi djalin mori nje hark dhe nje shtize dhe tha duke bertitur:"ME EMRIN E ALLAHUT ZOTIT TE DJALIT". .i ra shigjeta djalit ne balle dhe djali vdiq dhe u gezua mbreti me te madhe ,por harroi mbreti qe populli deri ne ato caste e kishte besuar mbretin per Zot por duke pare argumnetet e djalit dhe mrekullite e tij dhe duke degjuar fjalen e mbretit(!.-"ME EMRIN E ALLAHUT ZOTIT TE DJALIT". )gjithe populli filloi te bertase !-"NE KEMI BESUAR ZOTIN E DJALIT".edhe i thene njezit Kjo ishte ajo qe ti kishe frike prej Allahut.Njerzit u bene besimtare te gjithe tani.Mbreti i coroditur me ate te papritur qe i ndodhi e humbi llogjiken e tij dhe dha urdher per hapjen e hendeqeve(gropave) ne krye te rrugeve dhe i mbushen ato me zjarr te madh.Ai i merrte njerzit nje nga nje duke i vene midis dy alternativave ose te bseoni ate si Zot dhe te hiqnin dore nga feja e tyre ose te hudheshin te gjalle ne zjarr.Secili prej njerzve hudhej ne Zjarr dhe ai nuk kthente ne besimin e kote por me krenari ai deshmonte se Zoti i tij ishte Allahu.Derisa erdhi rradha e nje nene me foshnjene e saj me gji.ajo po thuajse u terhoq nga hendeku nga dhemshuria per foshnjen dhe jo per mohim te besimit .Por foshnja i foli,1-OJ nene !-Qetesohu ti je ne rruge te vertete" Keshtu qe edhe ate e hudhen ne zjarr e kesaj bote per te perfunduar ne kopeshtet e e begatshme te xhenetit.
KY eshte komentimi i i disa ajeteve te SURE BURUXHE NE KURAN ku thuhet-"-85. Buruxh 1. Pasha qiellin me plot yje,
2. Pasha ditėn e premtuar,
3. Pasha atė qė dėshmon dhe atė qė dėshmohet!
4. Mallkuar qofshin ata tė zotėt e hendeqeve,
5. Tė zjarrit mė plot lėndė djegėse,
6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
7. Dhe dėshmonin atė qė bėnin me besimtarėt.
8. E nuk patėn pse t'i urrejė, pėrveē qė e besuan All-llahun, ngadhėnjyesin, tė lavdėruarin,
9. Tė cilit i takon sundimi i qiejve e i tokės;, e All-llahu ėshtė dėshmitar i ēdo sendi.
10. Ėshtė i sigurt se ata qė i sprovuan besimtarėt dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanė dėnimin e Xhehennemit dhe dėnimin e djegies.
11. Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata kanė Xhennete nėn tė cilėt burojnė lumenj. e ai ėshtė suksesi mė i madh.
12. Ėshtė e vėrtetė se goditja e Zotit tėnd ėshtė e fortė.
13. Nė tė vėrtetė, Ai ėshtė qė e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
14. Ai ėshtė qė falė mėkatet, ėshtė i dashur.
15. Ėshtė i Zot i Arshit, tė madhėruar!
Pra boshti kryesor i kesaj historie eshte perplasja ne cdo kohe te vertetes me te paverteten ndermjet atyre tiraneve qe hyjnizojne vetveten dhe e konsiderojne veten e tyre per Zot te cilet i hasim ne cdo vend dhe cdo kohe kudo do te gjejme djaloshe ose grup besimtaresh te cilet luftojne dhe sakrifikojne per te verteten duke dhene cdo gje qe ato e kane te shtrente.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------


Nëna e mirë këshillon të bijën...



Disa këshilla që ia dha Umu Ijasi vajzës së vet:

-Duaje burrin me dëshirë, respekt dhe gëzim.
-Mos shko ku nuk ka dëshirë dhe kurrë mos të të shoh të pastolisur ose të ndiejë erë të keqe.
-Mbaja qetësinë kur ai fle. Bërja gati ushqimin, sepse ashtu dëshirojnë burrat.
-Ruaja pasurinë, dhe edukoja fëmijët.
-Kurrë mos e kundërshto, përveç kur ai (burri) vjen në kundërshtim. me urdhërat e All-llahut.
-Ruaja sekretet dhe mos e hidhëro sepse po e hidhërove nuk do të mendojë mirë për ty.


2. Një nënë e cila e këshillon bijën e saj në natën e parë të martesës:

a. Mos u bë e pakujdesshme për pastërtinë e trupit sepse ajo sjell:
-Shkëlqim në fytyrë dhe dashuri për burrin tend.
-I parandalon sëmundjet dhe ta forcon trupin për punët e përditshme.
b. Duhet ta takosh burrin tënd me buzëqeshje sepse :
-dashuria është si një trup, shpirti i të cilit është buzëqeshja.


3. Një nënë e kohës së sotme e këshillon bijën e saj me fjalët:
Ti je bërë gati për të filluar jetë të re, e cila është e ndryshme nga ajo që je rritur. Do të bëhesh gruaja e njeriut i cili nuk dëshiron të të ndajë me asnjë.
Për të duhesh të jesh grua dhe nënë, bëre që të ndiehet se ti je gjithçka në jetën e tij. Mbaje mend se mashkulli është si një fëmijë i rritur, Fjala më e lehtë e thënë me ëmbëlsi mund ta bëjë të lumtur.
Kjo është e ardhmja yte, familja yte e re të cilën do ta krijosh bashkë me burrin tënd. Nuk kërkoj që ta harrosh nënën, babanë, vëllëzërit dhe motrat, ngase ata asnjëherë nuk do të harrojnë ty. Gjithçka që dëshiroj është që ta duash dhe të jetosh me burrin tënd dhe të ndiesh e lumtur me të.

Disa këshilla për raportet nuse-vjehërr

-Bëhu e devotshme, në vetmi dhe haptas.
-Mos e përdor metodën e përgojimit dhe shpifjes ndaj nënës së bashkëshortit tënd, pa dallim e bëre para burrit tënd apo prindërve tu.
-Dije se burri e do nënën e vet, dhe ti nuk mundohesh që këtë dashuri ta nxjerrësh nga zemra e tij. Mos e lajmëro për të këqijat e nënës së tij.
-Nëse tepër ndiesh e ngushtuar, shtoje përmendjen e fjalës: Më mjafton All-llahu dhe sa Kujdesës i mirë që është Ai.
-Mos e ngrit zërin lartë kundër nënës së burrit, dhe ki kujdes nga fjala e pakontrolluar, sepse fjala e keqe e plagos zemrën dhe rëndë shërohet ajo plagë.
-Ofendimi dhe sharja janë armë e gruas së dobët, jo e sigurt në vetvete, e mangët psikisht, ajo dëshiron që me atë metodë të ulët të arsyetojë ndonjë vepër të vetën.
-Ktheje të keqën me të mirë.
-Mos u bën xheloze me nënën e tij.
-Ruaju nga të tallurit me nënën e tij, nga komentet lidhur me veprat e saj, sepse ajo është nëna jote e dytë.
-Nëse kërkon nga ti që t'ia kryesh ndonjë punë, mundohu që ta bësh në mënyrën më të mirë dhe pa bërë "uf".
-Dije se në të ardhmën dhe ti do të jesh 'vjehërr' , dije se ti t'ia bësh, do ta bëjnë edhe ty, e përfundimi i takon të devotshmëve.
-Mos ia dërgo familjes sate fotografinë e jetës sate me vjehrrën. Duhet që të armatosesh me sabër dhe most të dal nga goja jote gjë, pos fjalëve të mira dhe falënderimeve. Ngase me falënderim mirësitë janë afatgjate, ndërsa sabri është çelës i zgjidhjes së problemit.
----------------------------------------------------------------------------------------------------


Nuk i pata kaluar te tridhjetat kur gruaja ime lindi djalin tim te pare…
Ende me kujtohet ajo nate.Mbeta deri ne fund te nates ne nje koridor pushimi…Ishte nate e mbushur perplot me fjale te kota,madje me pergojim dhe gjera te ndaluara…

Kryesisht une isha ai qe i beja te qeshnin te tjeret.Pergojoja njerzit ndersa te tjeret qeshnin.Me kujtohet mire se atë nate i pata bere te qeshin shume..
Kisha prirje per emitim te njerzve.Kisha mundesi t'a ndryshoj zerin deri ne atë mase, saqe mendoje se vet njeriu,te cilin jam duke e emituar dhe duke u tallur me te, është duke folur.

Po,talleja me kete dhe atë,askush nuk me shpetonte, madje as shoket e mi…
Disa njerez paten filluar te me largohen vetem e vetem qe t'i shpetojne gjuhes sime..

Me kujtohet atë nate talleja me nje te verber, i cili kerkonte ndihme ne nje treg. Ajo qe është edhe me e cuditshme se une ia vura kembën para,keshtuqe morri ne thua dhe u rrezua.Nuk dinte se cfare te thote.Qeshja ime filloi te ndihej ne treg.U ktheva ne shtepi vone.Gruan e gjeta duke me pritur…Gjendja e saj ishte vertet per të të ardhur keq.Me tha me nje ze te dridhur: Rashid..Ku ishe?
I thashe duke u tallur: Ne mars.Te shoket e mi po ku tjeter…

Mundimet dhe dhimbjet i vereheshin ne fytyre..Me tha duke i shkuar lotet ne fytyre: Rashid,jam duke ndier dhimbje.Me duket se ka ardhe koha e lindjes.
Rrodhi nje pike loti e qete ne faqen e saj…
E ndieja ne zemer se une e kam lene pas dore gruan time..

Me mire do te ishte te perkudeseja per gruan time sesa te kaloja netet ne gjera te kota,e sidomos kur ajo ishte ne muajin e nente te shtatezanise..
E dergova shpejt ne spital.
Hyra ne dhomen e lindjes.E mundonin dhimbjet e lindjes me ore te tera…E pritja lindjen me nje durim te madh…Iu veshtiresua lindja.Prita shume derisa u lodha keshtuqe shkova ne shtepi.Numrin e telefonit ia lashe recepcionistes qe te me marre myzhde…

Pas disa oreve me thirren qe te me tregojne se Salimi kishte lindur…
Shkova shpejt ne spital.Ke e shihja i pyesja per dhomen e saj.Me thane t'a konsultoja mjeken kujdestare …
Bertita: Cfare mjeke?Me rendesi është t'a shof djalin tim Salimin..
Me thane: Se pari shko dhe konsultoje mjeken!
Hyra tek mjekeja.Filloi te me flas per fatkeqesirat dhe se si njeriu duhet te pajtohet me caktimet e Zotit.Pastaj me tha: Djali yt ka pengesa te medha ne sy dhe sic shifet ai e ka humbur te parit!!

E ula koken dhe i fshieja lotet..E kujtoja njeriun e verber ne treg, i cili kerkonte ndihme…njeriun me te cilin qeshja me treg…
I madheruar qofte Allahu! Sic sillesh me njerez ashtu te ndodhe edhe ty! Mbeta i heshtur per disa caste…Nuk dija cfare te them…Mu kujtuan gruaja dhe djali.E falenderova mjeken per sjelljen e mire te saj dhe shkova t'a shof gruan time…

Gruaja ime nuk ishte pikelluar.Ishte besimtare e forte dhe pajtohej me caktimin e Allahut,Subhanehu ve teala,si jo kur ajo cdohere me keshillonte te heqja dore nga te perqeshurit e njezve.Cdohere me thoshte: mos i pergojo njerzit…

Dolem prej spitalit e bashke me ne edhe Salimi i vogel…
Ne te vetet nuk interesoheja shume per te.E konsideroja si dic qe nuk ekziston ne shtepi.Kur qante shume dilja dhe flija ne nje sallon…

Ndersa gruaja ime interesohej shume per te dhe e donte shume.Une,nuk them se e urreja, por disi nuk mund t'a doja.
Filloi te rritej Salimi..Filloi te zhagitej por disi cuditshem…Kur i beri nje vit u mundonte te ec por ketu verejtem se ai ishe i çalë..
M'u be edhe me i padurueshem…

Pas tij gruaja i lindi edhe dy djeme,Omerin dhe Halidin…
Kaluan vitet. U rrit Salimi e bashke me te u rriten edhe dy vellezerit e tij.n Nuk kisha deshire te rrija ne shtepi,cdohere e preferoja ndejen me shoket e mi.Ne te vertete isha si kukull ne duart e tyre.

Gruaja ime megjithe sjelljet e mia jonjerzore prape ishte optimiste se nje dite do te permiresohem. Cdohere lutej per te me udhezuar Allahu,subhanehu ve teala, dhe nuk ndahej e hidheruar nga sjelljet e mia abnormale,perveq nese me shifte se une e lija Salimin dhe interesohesha per dy djemte tjere…

U rrit Salimi e se bashku me te edhe derti im.Nuk kundershtova kur gruaja ime kerkoi qe t'a regjistronim Salimin ne nje shkolle te vecante per personat me aftesi te kufizuara.Nuk ndieja se vitet kalonin.Ditet e mia ishin te njejta;pune,gjume,ushqim dhe defrim tere naten.

NE DITEN E PREMTE…

U ngrita ne ora 11 paradite.Ishte ende heret per mua.Ate dite isha i ftuar ne nje dreke.U visha,vura parfum dhe desha te dilja jashte..Kalova prane salles se ndejes.Me ndali ne pamje e Salimit.Qante dhimbshem!
Ishte hera e pare qe u ndala tek Salimi ,i cili qante,te shof se cfare ka, qysh prej kur ishte femij…Kaluan dhjete (10) vite dhe une asnjehere nuk u interesova per te.U mundova te behem kinse nuk po dij asgje por nuk munda.E degjoja duke e thirre nene e tij ndersa une isha ne dhome..Iu afrova dhe i thashe: Salim perse qane? Kur e degjoi zerin tim pushoi nga te qajturit.Kur ndiu prezencen time filloi te prekte afer tij me duart e tij te shkurtera.Cfare ka ky femi?! Verejta se ai mundohej te largohej prej meje dhe sikur thoshte: A tash te ra ndermend per mua.Ku ishe qe dhjete vite?

I shkova pas kur ja hyri ne nje dhome.
Ne fillim refuzoi te me tregonte se per cfare qante.U mundova te sillem bute me te, keshtuqe filloi te m'a sqaroj shkakun se perse qante.E degjoja por u shokova.A e dini se c'ishte shkaku i te qarit te tij? Vellau i tij, Omeri, i ishte vonuar, i cili zakonisht e dergonte ne xhami.Ishte namazi i xhumase keshtuqe frikohej se nese nuk shkon heret nuk mund te gjej vend ne saf te pare…

E thirri Omerin,e thirri nenen e vet por pa pergjegje.Qante ndersa une shiqoja lotet e tij,te cilet buronin nga dy syte e tij te verbuar..Nuk munda te perballoj dot pjesen tjeter te bidsedes.Ia vera doren ne goje dhe i thashe: A per këtë po qan o Salim?
Tha: po.

I harrova shoket,e harrova dreken dhe thashe: Salim mos u deshpero.A e di se kush do te vije me ty sot ne xhami?
Tha: po,sigurisht se ai është Omeri, por cdohere më vonohet.
Thashe: jo,por une do te vij me ty.
U cudit Salimi dhe nuk besonte.Mendonte se mos jam duke u tallur me te.Mendoi pak pastaj filloi te qaje.
Ia fshiva lotet me dore dhe e kapa per dore.

Desha te skojme ne xhami me veture por refuzoi duke thënë: Xhamia është afer dhe dua te ec ne kembe. Betohem ne Allahun se ma ka thënë këtë.
Nuk me kujtohet se kur per here te fundit pata hyre ne xhami,por ishte hera e pare qe hyja duke ndier frike dhe pendim,per leshimet qe i pata bere gjate tere atyre viteve te kaluara.

Xhamia ishte perplote me njerez por ,fale ndihmes se Allahut,Subhanehu ve teala,Salimit ia gjetem nje vend ne safin e pare.E degjuam ligjeraten sebashku dhe u fal afer meje.Ne te vertet une u fala afer tij..

Pasi perfundoi namazi Salimi kerkoi prej meje nje Kur'an.U cudita! Si mund te lexoje ndersa ky është i verber?!
U mundova te injoroje këtë kerkese por u silla mire duke mos i lenduar ndjenjat e tij.Ia dhashe Kur'anin.Kerkoi prej meje t'ia hap Kaptinen Kehf.Fillova t'i shfletosi faqet njehere e heren tjeter shiqoja ne permbajtje derisa e gjeta.E morri Kur'anin dhe e vendosi para vetes se tij.Filloi ta lexoje kaptinen ndersa dy syte e tij ishin te mbyllur.

O Zot ç'po ndodhe!! Ai e kishte nxene permendesh tere kaptinen.U turperova prej vetes sime.E mora nje Kur'an dhe fillova te ndiej nje dridhje ne trupin tim..Lexova shume.Iu luta Allahut te me falte dhe te me udhezonte!!!

Nuk mund ta permbaja veten.Fillova te qaje sikurse femijet.
Disa njerez ende ishin ne xhami keshtuqe u turperova prej tyre.U mundova t'a fshehi qarjen time por te qarit u shenderrua ne dënesje.
Nuk dija agje perveq nje dore te vogel,e cila m'a prekte fytyren e pastaj m'i fshinte lotet.Ishte Salimi! E morra dhe e perqafova shume.E shiqoja dhe thashe ne vete: Ti nuk je i verber por une jam i verber,qe shoqeroja hipokrite e huligane,te cilet me terheqnin drejt Xhehennemit…

U kthyem ne shtepi.Gruaja ime ishte merakosur shume per Salimin.Por meraku dhe brengosja e saj u shenderuan ne lote kur kuptoi se une isha ne xhami se bashku me Salimin.

Prej asaj dite kurre me nuk me ka kaluar asnje namaz pa e falur ne xhami me xhemat…
I braktisa shoket e keqinje dhe fillova te hyje ne nje shoqeri te zgjedhur,me te cilet u njoftuam ne xhami.E shijova embelsine e besimit me ta. Prej tyre mesova gjera,prej te cilave dunjaja me pate larguar. Asnjehere nuk me ka kaluar ndonje tubim i perkujtimit te Allahut,Subhanehu ve teala apo namazi i vitrit…Kur'anin gjate muajit e lexoja disa here.Gjuha ime ishte e lagur vetem me perkujtimin e Allahut,Subhanehu ve teala.Ka gjasa qe Allahu te m'i fal pergojimet dhe talljet e mia me njerez .Fillova qe cdo dite te jem me afer familjes.Shiqimet dhe dhimbjet e gruas sime,te cilat vereheshin ne syte e saj me pare,i largova njehere e pergjithmone.Buzeqeshja nuk mund te largohej prej fytyres se birit tim Salimit.Ai qe e shifte mendonte se është mbreti i dunjase..

E falenderova shume Allahun per këtë begati te madhe!!!
Nje dite prej ditesh ,shoket e mi bemires,kishin vendosur te shkonin ne nje vend te larget per t'ua mesuar njerzve fene e Allahut,Subhanehu ve teala.Dyshova se a te shkoje apo jo?! Bera namaz Istihare ( i cili behet ne rastet kur njeriu per te bere dic e lut Allahun t'ia frymezoje te qelluaren dhe te miren S.I) dhe e konsultova gruan time. Pritja se ajo do te refuzoje por ndodhi e kunderta. U gezua shume madje ajo edhe me nxiste.

E gjora! Me pare me shifte duke udhetuar per ne vende te ndyra pa u konsultuar fare me te.Iu drejtova Salimit dhe e lajmerova se une do te udhetoje.Me perqafoi me dy duart e tij te shkurtera ne shenje lamtumire…
Mungova ne shtepi plot tre muaj e gjysme
Gjate kesaj periudhe,sa here qe me vinte shansa, iu telefonoja familjes dhe flisja me femijet e mi.Isha merzite shume per ta.
Ahhhhhhhh po ta dinit sesa shume isha permalluar per Salimin!!
Deshiroja t'a ndieja zerin e tij.Ishte i vetmi qe asnjehere nuk pata mund te flase me te sepse kur thirrja une,ose ishte ne shkolle ose ne xhami.

Sahere qe i flisja gruas sime per permallimin tim te madh per Salimin qeshte prej gezimit.Heren e fundit kur telefonova nuk e degjova duke qeshur.Zeri i ishte ndryshuar..
I thashe: Percillja selamin tim Salimit!
Tha: InshaAllah ( Nese don Allahu) dhe heshti..
Se fundi u ktheva ne shtepi.Trokita deren dhe prisja qe t'a hape Salimi por u befasova kur pashe Halidin, femiun me te vogel,i cili ende nuk kishte mbushur 4 vite te plota.

E ledhatova ndersa ai peshperiste: Babi…Babi…
Nuk e di perse mu ngushtua gjoksi ashtu kur hyra ne shtepi..
Kerkova nga Allahu,subhanehu ve teala,mbrojtje prej djallit te mallkuar.
Erdhi gruaja ime ndersa ne fytyre kishte ndryshuar.Mundohej te shtirej se ishte e gezuar.

U shiqova me vemendje pastaj e pyeta: Cfare ke?
Me tha:Asgje.
Rastesisht mu kujtua Salimi.
Thashe: Ku është Salimi?
E uli koken dhe nuk mu pergjegj.Rrodhen lote te valë ne faqet e saja.

Bertita ..Salim..Ku është Salimi…?
Nuk degjova asgje tjeter perveq zerit te Halidit,i cili duke belbezuar thoshte: Baba,thalimi ka thku ne Xhennet ( Salimi ka shkuar ne xhennet)..te Zoti…

Nuk me mbanin kembet ndersa gruaja qante aq dhimbshem saqe gati i ra te fiket. Dola prej dhome…
Me vone me njoftuan se Salimin e kishin goditur ethet dy jave para se te vija une.Gruaja e kishte derguar ne spital por ethet vetem sa i ishin shtuar derisa edhe kishte vdekur…

Allahu e meshirofte Salimin ndersa neve na befte te marrim mesim prej ngjarjeve te tilla! Amin!
-------------------------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------------

Të flasësh për cilësitë e njeriut më fisnik, të dërguarit më madhështor, personit më të dashur te All-llahu dhe mësuesit të mbarë njerëzimit dhe t’ia japësh hakun kësaj teme është një gjë e rëndë dhe e vështirë. Kjo është një temë për të cilën nuk mjafton edhe nëse shkruhen libra voluminoz dhe mbahen ligjërata të shumta. Ne jemi aq të vegjël dhe aq pak kemi dituri, saqë padyshim nuk mundë t’ia japim hakun kësaj teme.

Mirëpo, duke u nisur nga fjala “Ajo që nuk mund të arrihet në tërësi, nuk lihet në tërësi”, vendosëm që ta japim kontributin tonë modest në këtë drejtim, duke shpresuar që kjo do t’iu bëjë dobi muslimanëve të kohës sonë, për të cilët me keqardhje themi se shumë pak e njohin të dërguarin e tyre, e aq më pak e pasojnë.

Cilësitë e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, janë cilësitë më të mira dhe më të dashura te All-llahu, saqë askush pas tij nuk mund t’i arrijë ato në tërësi, mirëpo ne duhet t’i kemi shembull dhe të mundohemi maksimalisht t’i pasojmë.

Ai që dëshiron t’i njohë cilësitë e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, le ta lexojë Kuranin fisnik, po ashtu le t’i lexojë hadithet e tij, sepse në to përshkruhen fjalët dhe veprat e tij. Po ashtu le t’i lexojë librat që flasin për jetëpërshkrimin e tij dhe cilësitë e tij, që ta sheh se si dijetarët kanë folur për të dhe e kanë përshkruar atë.

Padyshim se kjo është një obligim për çdonjërin që ndjehet si musliman dhe i thotë vetes musliman. Sepse shehadeti është “Esh-hedu el-la ilahe il-lall-llah ve esh-hedu enne Muhammeden Resulull-llah”.

Pjesa e parë “Esh-hedu el-la ilahe il-lall-llah” (që d.t.th: Dëshmoj se s’ka Zot tjetër dhe askush nuk meriton të adhurohet pos All-llahut), nënkupton që ne ta njohim All-llahun, ta dimë çka na ka urdhëruar All-llahu e çka na ka ndaluar, në mënyrë që t’i veprojmë ato që na i ka urdhëruar dhe të largohemi nga ato që na i ka ndaluar.

Kurse pjesa e dytë e shehadetit që është “ve esh-hedu enne Muhammeden Resulull-llah” (që d.t.th. Dëshmoj se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është i dërguar i All-llahut), nënkupton që ta njohim këtë pejgamber, ta pasojmë atë, t’i dëgjojmë urdhrat e tij dhe ta kemi shembull në jetën tonë.

E si do ta pasojmë atë nëse nuk e njohim atë? E si do ta njohim atë nëse nuk e lexojmë Kuranin, Hadithet dhe librat që flasin për të? Njeriu nuk mund të dëshmoj për një gjë që nuk e njeh, sepse dëshmia nuk do të jetë në rregull.

Në vijim me lejen e All-llahut do t’i përmendim disa nga cilësitë kryesore të këtij Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, edhe atë në mënyrë të shkurtër, që të jemi sa më të qartë dhe sa më të kuptueshëm:


1. I dërguar i fundit dhe imam i Pejgamberëve


Cilësia kryesore me të cilën e ka stolisur All-llahu këtë Pejgamber është se ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është Pejgamber i fundit, pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, dhe ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është Pejgamberi më fisnik dhe më madhështor, si dhe është imam i të gjithë Pejgamberëve tjerë.

Grada më e lartë që njeriu mund të arrijë është Pejgamberllëku, e grada më e lartë i takon Pejgamberit Muhammed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, atij i takon Xhenneti më i lartë dhe vendi më i mirë në Ahiret.

Andaj prej kushteve për të qenë musliman është Besimi në krejt pejgamberët, në përgjithësi, dhe në Pejgamberin e fundit Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në veçanti.

Nga kjo e kuptojmë se Krishterët dhe çifutët janë qafirë, dhe nëse nuk pendohen e ta besojnë edhe Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sikur ne që besojmë në Musën dhe Isain, alejhis-selam, do të jenë në xhehennem përgjithmonë.

Për ta All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëshirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin një rrugë. Të tillët janë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.” [Nisa: 150-151].

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.” [Ahzab: 40].

Kurse hadithet që e vërtetojnë se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është i dërguari i fundit janë të shumta dhe të njohura.


2. I dërguar për mbarë njerëzimin


Cilësi tjetër, e cila e dallon nga Pejgamberët e tjerë, është se ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është i dërguar për mbarë njerëzimin, dhe mbarë njerëzimi pas tij e kanë obligim ta besojnë atë. Këtu hyjnë edhe jehudit dhe krishterët, të cilët e njohin këtë Pejgamber por prapë se prapë nga zilia dhe kokëfortësia e tyre nuk e pranojnë.

All-llahu i Madhërishëm për ta thotë: “Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.” [Bekare: 146].

Po ashtu thotë: “E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur'ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t'u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mosbesimtarëve!” [Bekare: 89].

Në lidhje me këtë ajet transmetohet një ngjarje interesante:

Jehudit e dinin se Pejgamberi do të vijë në një vend në shkretëtirë ku ka hurma, prandaj edhe u vendosën në Medine dhe në Hajber, për ta pritur këtë Pejgamber, sepse ata mendonin se do të jetë Jahudi. Bile ata kur kishin ndonjë mosmarrëveshje me arabët u thonin: “Do ta shihni ju kur të vijë Pejgamberi jonë, do t’iu bëjmë kështu e kështu.”

Kur doli në Meke lajmi se ka dal Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, arabët që ishin në Medine menjëherë nxituan që ta pranojnë si Pejgamber, sepse e dinin këtë gjë nga Jahudit. Kurse çifutët kur e panë se ai nuk është jahudi, po është arabë, nga inati dhe zilia nuk e pranuan. Disa prej tyre u bënë musliman, mirëpo shumica nuk e pranuan, bile u munduan ta mbytin Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Kurse sa u përket krishterëve, ka shumë të tillë që e pranuan islamin atëherë, si dhe sot e kësaj dite, sepse e dinë se ky pejgamber është i vërtetë. Mirëpo shumica prej tyre janë në kufër dhe nuk e pranojnë Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, bile edhe i luftojnë pasuesit e tij.

All-llahu i Madhërishëm thotë: “...Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.” [Nisa: 79].

Po ashtu thotë: “...Ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.” [Jusuf: 104].


3. Fuqia dhe trimëria


Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte shumë i fuqishëm dhe trim i madh. Fuqia dhe trimëria e tij vërehet në betejat që i ka bërë kundër pabesimtarëve. Ai ishte në vijën e parë të frontit, e kur rëndohej gjendja dhe sahabët fillonin të tërhiqen, ai i inkurajonte për luftë, saqë disa sahabë thoshin: “Kur ashpërsohej gjendja në luftë, ne mbroheshim me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem”.

Gjatë gropimit të Hendekut, kur shokët e tij hasnin në ndonjë gurë të madh që nuk mund ta thyenin, e thirrin Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për ta thyer, ngase ai ishte më i fuqishmi.

Andaj, lexo për betejën e Bedrit, Uhudit, Hendekut, si dhe për betejat tjera që ta shohësh trimërinë dhe fuqinë e këtij Pejgamberi.

Këtë virtyt të tij e morën edhe shokët e tij, të cilët luftonin më jetët dhe pasurit e tyre për t’i dal në ndihmë këtij Pejgamberi fisnik. Trimëria e tyre ishte e rrallë, trimëri e cila buronte nga besimi i madh. Transmetohet për një sahab, se kur e pa se armiqtë kishin hedhur disa shtiza në drejtim të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u hodh mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe e mbuloi me trupin e tij, që ta mbronte nga shtizat. Sahabët tjerë thonë se shpina e tij u bë sikur shpina e iriqit, nga shtizat e shumta që i ishin ngulitur.


4. Bukuria


Ebu Hurejre, radijallahu anhu, thotë: “Kurrë në jetën time nuk kam parë diç më të bukur se Resulull-llahun, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Dukej sikur dielli lundronte në fytyrën e tij. Nuk kam parë askënd që mund të ecë më shpejtë se Resulull-llahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Dukej sikurse toka shpejtonte nën të, ne lodheshim për ta arritur, ndërsa ai ishte i palodhshëm.” [Tirmidhiu].

Ummu Ma’bed el-Huza’ai duke e përshkruar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “... Është i bukur dhe tërheqës. Me sy të zi, me shikim të thellë të rrethuar me qepalla të dendura dhe të gjata. Në zërin e tij ndihej ngjirje. Me qafë të gjatë. Symadh. Sysurmë. Me vetulla të gjata e të bukura, as të holla e as të trasha. Me flokë shumë të zeza. Kur heshtë, e shquan qëndrimi dinjitoz dhe maturia, e kur flet, e frymëzon shkëlqimi dhe eleganca. Njeriu më i bukur dhe më elegant prej së largu, e edhe më i bukur dhe më tërheqës prej së afërmi...”

Xhabir Ibën Semeri thotë: “Ka pasur gojë të bukur dhe sy të mëdhenj. Nuk ka qenë i trashë.” [Muslimi].

El-Berra thotë: “Ka qenë shtat mesatar, shpatullgjerë. Flokët i kishte të gjata gjer te pulpat e veshëve... Kurrë nuk kam parë ndonjë njeri më të bukur se ai.” [Buhariu].

Po ashtu thotë: “Më parë flokët i mbante të lëshuar, nga dëshira që t’i imitonte Pejgamberët e mëhershëm, e pastaj i mblidhte në kokë.” [Buhariu].

Ka’b Ibën Maliku ka thënë: “Kur gëzohej, fytyra i shndriste sikur të ishte një copë hëne.” [Buhariu].

Xhabir Ibën Semeri thotë: “E kam parë në natën me hënë të plotë. E shikoja Resulull-llahun, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pastaj hënën... dhe mu duk më i bukur se hëna.” [Tirmidhiu].

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i kishte flokët gjysmë kaçurrela të zeza, si dhe mjekrën e dendur dhe të zezë, siç transmetohet nga Ibën Abbasi dhe sahabët tjerë, radijallahu anhu.

Enesi, radijallahu anhu, thotë: “As ambrit as miskut nuk i vinte erë më e këndshme se e lëkurës së Resulull-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.” [Buhariu].

Xhabir Ibën Semuri rrëfen gjersa ka qenë fëmijë: “Resulull-llahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ma ledhatoi fytyrën, e dorës së tij i vinte era sikur ta kishte nxjerrë nga ndonjë enë ku ruhet parfumi.” [Muslimi].

Xhabiri rrëfen: “Nuk ka mundur të kalonte ndonjë rruge, e që ai i cili kalonte pas tij të mos e ndiente erën që kishte mbetur prapa tij. Sipas asaj ere mund të kuptonte se ai kishte kaluar atypari. Ka pasur një aromë të veçantë e të këndshme, erë fluidi.”

Ai në mes të shpatullave e ka pasur shenjën-vulën e pejgamberisë.


5. Modestia dhe Devotshmëria


Edhe pse All-llahu e kishte ngritur në një pozitë të lartë, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk ishte mendjemadh me të tjerët, përkundrazi ai ishte modest dhe i devotshëm në adhurimin ndaj All-llahut. Ulej në mesin e shokëve sikur të ishte njëri prej tyre, dhe e urrente të dallohej nga ata. Po ashtu ai e urrente që të ngrihen në këmbë kur ai hynte në dhomë.

Krejt kjo tregon se ai ishte modest dhe falënderues për dhuntitë e All-llahut.

Kurse sa i përket devotshmërisë, nuk ka pasur njerëz më të devotshëm ndaj All-llahut se ai, e as që do të ketë. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte i pari në zbatimin e urdhrave të All-llahut, dhe i pari në largimin prej harameve.

Aq shumë falej gjatë natës, saqë i ënjteshin këmbët nga adhurimi i gjatë, e kur shokët e pyetnin se pse e mundon veten aq shumë, kur është i garantuar prej All-llahut, ai ua kthente: “A nuk duhet të jem rob falënderues?”

Abdullah Ibën Mesudi, radijallahu anhu, tregon: “U fala një natë me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ai u fal aq gjatë saqë me shkoi ndërmend të bëj një vepër të keqe” I thanë: “e çka të shkoi ndërmend?” Tha: “Më shkoi ndërmend që të jap selam.”

Transmeton Imam Ahmedi se “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte më i lehti për namazin e tjerëve (kur i falte njerëzit si imam), ndërsa shumë e zgjaste namazin e vet (kur falej vetëm).”

Po ashtu transmetohet nga Aishja, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, falej gjatë natën dhe qante aq shumë saqë mjekra i mbushej me lot.


6. Sjellja e mirë dhe morali i lartë


Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu më i sjellshëm dhe më i moralshëm. Kur e pyetën Aishen, radijallahu anhu, për moralin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ajo tha: “Morali i tij ishte Kurani”. Pra, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u pajis me virtytet më të larta morale.

All-llahu, subhanehu ve teala, e lavdëron për këtë cilësi në Kuran. Ai thotë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” [Kalem: 4].

Po ashtu All-llahu, subhanehu ve teala, i thotë Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falja atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.” [Ali Imran: 159].

Po ashtu i thotë: “E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve ji i përulur e i butë.” [Hixhr: 88].

Për Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vije rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” [Teube: 128].

Po ashtu thotë: “Pejgamberi është më i ndjeshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre...” [Ahzab: 6].

Po ashtu edhe shokët e tij ishin në një shkallë të lartë të moralit dhe të sjelljes së mirë, ata për shembull e kishin Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ata ishin të kënaqur me All-llahun dhe All-llahu është i kënaqur me ata.

Jemi të vetëdijshëm se kjo që e paraqitëm nuk e paraqet në mënyrë komplete personalitetin e Të dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mirëpo qëllimi ishte që kjo të jetë vetëm një njohje e shkurtër, si dhe të jetë nxitës për tema më serioze dhe hulumtime më të mëdha në këtë drejtim.

Vlen të përmendet libri “Virtytet e të Dërguarit” (botuar nga sh.b. “Nun”), si dhe libri “Nektari i vulosur i Xhennetit”, si dy libra që e shtjellojnë këtë temë.

Si përfundim themi se me të vërtetë kemi nevojë të njihemi më shumë me jetën e këtij të dërguari dhe cilësitë e tija fisnike, me mënyrën se si i ka thirr njerëzit në islam, si i ka ndërtuar personalitetet e sahabeve, si ka duruar në sprova dhe kohë të vështira dhe si ka falënderuar All-llahun në momentet e fitoreve dhe sukseseve. Lusim All-llahun të na bëjë prej pasuesve të tij dhe të na ringjallë në turmën e pasuesve të tij.
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Qetu eshte nje material rreth disa gjerave jo te verteta qe i thuhen Islamit...


Keqkuptimi 1: All-llahu është Zoti i muslimanëve dhe është i ndryshëm nga Zoti i të krishterëve apo i hebrenjve

Realiteti: Ekziston vetëm një Zot. All-llah është fjala arabe për Zotin dhe është e vetmja fjalë në gjuhën arabe që në asnjë mënyrë nuk mund të kthehet në shumës. Po ta lexojmë Biblën në gjuhën arabe, aty përdoret fjala “All-llah” për Zotin.

· Keqkuptimi 2: Së pari ka ekzistuar kombi, pastaj feja Islame;

Prandaj këto bien në konflikt

Realiteti: Njeriu i parë i krijuar, Ademi a.s. nuk i takonte asnjë kombi, fisi apo grupi etnik të caktuar. Mirëpo, ai i ishte nënshtruar Vullnetit të All-llahut, Zotit të botërave, pra, ishte musliman.

All-llahu thotë në Kur’an:

O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është i ruajtur (këqijat), e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. (49:13)

Nuk është e domosdoshme që dashuria ndaj kombit dhe ndaj Zotit të bien gjithmonë në konflikt. Feja Islame është një sistem i plotë i jetës i përpliluar për ne nga Krijuesi ynë. Ndërsa, dashuria për atdheun dhe kombin është një gjë shumë pozitive, sepse në fenë Islame ne jemi të obliguar që të punojmë për dobinë e shoqërisë sonë.

· Keqkuptimi 3: Të gjithë muslimanët janë arabë dhe të gjithë arabët janë muslimanë, pra feja Islame nuk mund të jetë feja jonë

Realiteti: Nga 1.2 miliardë muslimanët e deklaruar që jetojnë sot në botë, vetëm 18 % prej tyre janë arabë. Derisa shumica e arabëve janë muslimanë, me miliona të tillë janë të krishterë.

All-llahu thotë në Kur’an:

E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat. (21:107)

Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, përgëzues dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (34:28)

Muslimanët vijnë nga të gjitha racat dhe kombet. Feja Islame është fe universale, që i dedikohet gjithë njerëzimit. Shokët e Muhammedit a.s. ishin: arabë, persianë, afrikanë dhe bizantinë. Me mijëra amerikanë, me prejardhje të ndryshme etnike, konvertohen në fenë Islame për çdo vit.

· Keqkuptimi 4: Islami u përhap me dhunë në trojet tona; duhet t’i kthehemi fesë sonë të vjetër-krishterimit

Realiteti: Kur jepet ky mendim, zakonisht mendohet se Islami në trojet tona u përhap nga turqit dhe se ai nuk ekzistonte tek ne para ardhjes së tyre. Mirëpo, studimet historike më të reja theksojnë praninë e fesë Islame me vite të tëra para ardhjes së osmanëve në këto troje.

Pastaj, para se të vinin turqit, trojet tona ishin të pushtuara nga pushtuesi ortodoks serbë. Kur u përhap Islami në shumicën e popullit tonë, shqiptarët muslimanë filluan të marrin poste udhëheqëse në administratën e re të instaluar. Kjo ndikoi në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në mbrojtjen nga asimilimi.

Në aspektin kombëtar, paraardhësit tanë nuk ishin të krishterë; ilirët ishin paganë. Prandaj, është shjumë e palogjikshme që t’i bëjmë edhe ne gabimet e tyre: të adhurojmë qenie, statuja apo pjesë të caktuara të natyrës dhe ta lëmë anash adhurimin e Krijuesit tonë.

Nëse shkojmë pak më tej, në aspektin global, njeriu i parë në fytyrën e tokës, Ademi a.s., ishte musliman- i nënshtruar ndaj Vullnetit të All-llahut. Pra, pse të mos kthehemi në besimin e babait të njerëzimit?

Poashtu, duhet të kemi parasysh se All-llahu e ka pajisur njeriun me vetëdije. Pra, ne kemi mundësi zgjedhjeje: rrugën e drejtë apo të gabuarën. Prandaj, është e palogjikshme që ta cilësojmë veten të detyruar ndaj “fesë sonë të vjetër”, kur të analizojmë me një mendje kritike fenë Islame dhe të kuptojmë se është sistem i plotë jetësor dhe i pranueshëm te All-llahu, Zoti i botërave.

· Keqkuptimi 5: Feja Islame nuk i toleron besimet tjera fetare

Realiteti: Edhepse feja Islame është sistemi i vetëm jetësor i pranuar tek All-llahu, muslimanët janë të obliguar t’i respektojnë personat që u takojnë besimeve të tjera fetare. All-llahu thotë në Kur’an:

Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. (2:256)

Muslimanët mbi 700 vite sunduan Spanjën dhe u bënë shembull për tolerancën e tyre ndaj të krishterëve dhe hebrenjve. Kishat më të rëndësishme gjenden në vendet muslimane për shekuj të tërë.

· Keqkuptimi 6: Feja bie në kundërshtim me shkencën

Realiteti: Feja Islame, si mënyrë e jetës e përcaktuar nga Krijuesi ynë, është në përputhshmëri të plotë me shkencën. Fetë tjera, të modifikuara dhe të përziera me elemente që i trilloi mendja njerëzore, normalisht se bien në kundërshtim me shkencën e vërtetë.

Ajeti i parë i shpallur në Kur’an është:

Lexo... (96:1) dhe fton njerëzimin që të lexojë, studiojë, meditojë rreth krijimit të mrekullueshëm të qiejve, të tokës dhe të qenieve të gjalla nga ana e All-llahut. Ekzistojnë edhe shumë ajete Kur’anore me porosinë e njëjtë. Pra, All-llahu në Kur’an inkurajon zhvillimin e shkencës.

Poashtu, një pikë tjetër me rëndësi që duhet theksuar këtu, është se Kur’ani përmban disa shpjegime të mrekullueshme të dukurive e proceseve fizike, biologjike, etj., që janë zbuluar nga njeriu vetëm me teknologjinë e shek. XX (Kur’ani është shpallur 1400 vite më parë), duke vërtetuar se është Fjalë e All-llahut. Le t’i analizojmë vetëm disa nga këto ajete:

Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (51:47) Këtu flitet për zgjerimin e universit – U zbulua më 1929 nga Edwin Hubble

Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve. (21:32) Këtu All-llahu e quan qiellin “kulm të sigurt”. Shkencëtarët e zbuluan këtë veti të atmosferës vetëm në shekullin e 20-të (mbron nga rrezet ultravjollcë, meteorët, etj.)

... Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë... (57:25) Shkenca ka vërtetuar se hekuri ka ardhur nga gjithësia, sepse sistemi ynë diellor nuk ka kapacitet për formimin e tij.

A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij! (75:3-4) Pse All-llahu përmend “majat e gishtave”? Sepse asnjë njeri nuk i ka identike! Kjo u zbulua vetëm në shek. e 19-të. Shenjat e gishtërinjve shërbejnë për qëllime identifikime në mbarë botën.

...Ai u krijoi në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira... (39:6) Zhvillimet teknologjike të shekullit të 20-të mundësuan zbulimin e tri fazave të zhvillimit të foshnjes në barkun e nënës: Para-embrionale, embrionale dhe fetale.

· Keqkuptimi 7: Feja Islame na shndërron në fundamentalistë dhe ekstremistë, kjo është shumë e rrezikshme

Realiteti: Fundamentalizmi është një lëvizje konservative e protestantëve të SHBA-ve, që filloi në fund të shekullit të 19-të. Kjo lëvizje i konsideronte si të pagabueshme doktrinat e krishtera, të cilat nuk kanë ndonjë burim qendror dhe preciz. Kjo bën që kjo lëvizje të jetë e pazbatueshme në rrethanat dhe kohën tonë.

Në anën tjetër, parimet Islame bazohen vetëm në Kur’anin, fjalën e All-llahut, që ka ruajtur formën e tij origjinale, që nga koha e shpalljes (mbi 1400 vjet më parë) e deri më ditët e sotme dhe në aplikimin e tij nga Muhammedi a.s.

Nuk mund të ketë ekstremizëm në një fe të plotë siç është feja e All-llahut. Çdo gjë sa i përket jetës së njeriut është e rregulluar dhe e programuar sipas Kur’anit. Njeriu që dëshiron të veprojë si musliman, duhet t’i përmbahet në tërësi parimeve Islame, të shpjeguara në Kur’an. Këto parime vlejnë për të gjitha rrethanat dhe kohërat. Prandaj, termet si musliman i moderuar, fundamentalist apo musliman radikal janë plotësisht të gabuara dhe në kundërshtim të plotë me parimet Islame.
--------------------------------------------------------------------------------------------------
Histori te shkeputura nga Kurani ... te marra nga tefsiret (shpjegimet) e Sureve te ndryshme ne Kuran . E fillojme me Suren 85 - El - Buruxh . Eshte nje histori shume e bukur e bere edhe film (kartona).

Nese imagjinata eshte veper e mendjes njerzore ,atehere realiteti eshte veper e vullnetit hyjnor, prandaj realiteti eshte perhere me i fuqishem se imagjinata dhe eshte burimi nga i cili ushqehet imagjinata njerezore...
-"Kjo eshte nje histori qe sa here them ose e lexoj me vjen te qaj eshte komentimi i ajeteve ne kuran te SURES BURRUXHE e cila iu zbrit profetit Muhamed a.s per ti treguar per ngjarjen qe kishte ndodhur para se te zbriste kurani per ti treguar besimtareve muslimane qe vuanin ne ate kohe nga maltratimet dhe torturimet e jobesimtarve se ka pasur popuj para jush qe jane sprovuar per shkak te besimit te tyre ne Zotin nje te vetem"
Nga popujt para jush ishte nje mbret qe kishte nje magjistar.Magjistari i sherbente mbretit per ti mbajtur njerzit te shtypur dhe per tiu bindur mbretit verberisht.Magjistari kur u moshua i tha mbretit, tani une jam bere burre i vjeter. Me gjej nje djale qe ti mesoj magjine.qe me ane te tij ti mbash njerzit ne nenshtrim .qe me magjine e tij ti hutoje njerzit dhe ato mos te kundershtojne ty.Keshtu mbreti i coi nje djalosh per te mesuar magjine.Nje here kur djaloshi shkoi tek magjistari rruges takoi nje plak besimtare i cili po i lutesh Zotit.Djali u be kurioz dhe iu afrua dhe e pyeti se kujt po i lutej .Plaku besimtare i tregoi -Une po i lutem Allahut Krijuesit te qiejve dhe tokes.Atehere djali i tha plakut besimtar se a nuk eshte mbreti Zoti yne .Jo -i tha plaku besimtar ,-Mbreti eshte njeri si ti dhe une Zoti yne eshte Allahu qe ka krijuar qiejt token diellin henen,ujin ajrin me te cilat ne jetojme pra gjithcka .Djali u habit dhe filloi ta degjonte me kureshtje dhe kjo po i sillte nje kenaqesi ne zemren e tij.Atehere djali iu lut plakut besimtare qe ai ta mesonte per Zotin e ti