Gambia njeh Pavaresine e Kosoves

08/04/2009 07:36

Republika e Gambias e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës i është i bërë i ditur, ambasadës së Kosovës në Uashington, nga ambasada e Gambias po në Uashington.
Republika e Gambias është shteti i 57 që e ka njohur Kosovën.
Gambia ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës. Përpos daljes në Oqeanin Atlantik, Gambia është e kufizuar me Senegalin, njofton Zyra për informim pranë MPJ të Republikës së Kosovës.