Eshte Drite e Allahut

30/04/2009 20:10

 

Eshte Drite e Allahut

 

Është dritë e Allahut Rrugën na ndriçon, Nga terri i kobshëm Të gjithëve na shpëton.

 

Më e vleshmja dhuratë Nga i madhi Perëndi, Amanet i parë dhe i fundit Për krijesën njeri.

Që nga hazreti Ademi Njeri e pejgamber i parë, Kjo e vërtetë nga All-llahu Përherë është shpallë.

Sa herë që njeriu Është tjetërsuar, Pejgamberi i kohës E ka udhëzuar.

E ka udhëzuar Njeriun e shkretë, N’udhëkryqe të jetës Sa herë që ka mbetë.

Në formën e përsosur Kjo Fe e Vërtetë, Ju shpallë e plotësuar Të Lavduarit-Muhammed.

Këtë e dëshmon Kur’ani Fjala e Perëndisë, Të vërtetën e plotësuar Që ia shpalli njerëzisë.

Kush është besimtar Le të jetë krenar, Aq më tepër vlen Kur t’jetë atdhetar…!

La ilahe il-lall-llah Muhammedur-resul-ullah. Fjala e dëshmisë Shenjë e dashurisë.

Rreze e jetës Thelb’i së Vërtetës. Gur’i besës Shkëndijë e shpresës.

Dritë e amshuar Zjarr i pashuar Gjurmë ndër shtigje Urë ndër brigje.

Dy emra në fjali Më e shtrenjta stoli. La ilahe il-lall-llah Muhammedur-resul-ull-llah.

 

 

riniaislame.tripod.com