Virtytet e Umetit te Muhamedit (salallahu alejhi ue selam) - Populli me i mire

 

Virtytet e Umetit te Muhamedit (salallahu alejhi ue selam) - Populli me i mire


Tefsir Ibn Kethir





Allahu t***e se Umeti i Muhamedit eshte populli me i mire,



“Ju jeni populli me i dobishem, i ardhur per te miren e njerezve” [Kur’an 3:110]



el-Bukhari transmeton se Ebu Hurejrah komentoi ne kete ajet, “(Ju Muslimanet jeni) populli me i mire nga njerezit per njerezimin. Ju i sillni ata te lidhur me zinxhire ne qafe (te zene rober ne lufte) dhe me vone ata perqafojne Islamin.” Thenie te ngjashme jane transmetuar nga Ibn Abbas, Muxhahid, Atijah el-Awfi, Ikrimeh, Ata' dhe er-Rebi`bin Enes se,



“Je jeni populli me i dobishem, i ardhur per te miren e njerezve”, do te t***e, me te miret e njerezve per njerezit.



Kuptimi i ketij ajeti eshte se Umeti i Muhamedit eshte populli me i drejte dhe me i mire per njerezimin. Keshtu Allahu i pershkruan ata,



“Ju urdheroni per el-Ma’ruf (mire), ndaloni nga el-Munker (veprat e keqia) dhe besoni ne All-llahun” [Kur’an 3:110]



Ahmedi, et-Tirmidhi, Ibn Maxheh, dhe el-Hakimi regjistruan se Hakim bin Mu’auijah bin Hexhdah transmeton se babai i tij ka thene se i Derguari i Allahut tha,



“Ju jeni te fundit te shtatedhjete popujve; ju jeni me te miret dhe me te nderuarit nga ata te Allahu.”



Ky eshte nje hadith i mirenjohur per te cilin et-Tirmidhi ka thene se eshte ‘Hasan’, dhe i cili eshte transmetuar nga Mu’adh bin Xhebel dhe Ebu Se’id. Umeti i Muhamedit e ka arritur kete virtyt per shkak te Profetit te tij, Muhamedit, paqja qofte mbi te, si njeriut me te vyer, krijeses dhe te Derguarit me te nderuar nga Allahu. Allahu e dergoi Muhamedin me Ligj te persosur dhe te plote, i cili nuk i eshte dhene kurre ndonje Profeti ose te Derguari para tij. Ne Ligjin e Muhamedit, veprat e pakta marrin vendin e veprave te medha qe popujt e tjere bene. Per shembull, Imam Ahmedi transmeton se Ali bin Ebi Talib tha, “I Derguari i Allahut tha,



‘Mua me eshte dhene çfare asnje Profeti perpara meje nuk i eshte dhene’.



Ne i thame, ‘O i Derguari i Allahut! Çfare eshte ajo?’ Ai tha,



‘Mua me eshte dhene fitore nga frika, me jane dhene çelsat e tokes, jam quajtur Ahmed, toka eshte bere nje vend i paster per mua (te falem dhe te beje Tejemum me te) dhe Umeti im eshte bere Umeti me i mire’”.



Zinxhiri i transmetimit te ketij hadithi eshte Hasan. Ka hadithe te tjera qe duhet t’i permendim ketu.



Dy Sahite kane regjistruar se ez-Zuhri ka thene se, Se’id bin el-Musaxhib ka thene se Ebu Hurejrah i ka transmetuar atij, “Degjova te Derguarin e Allahut duke thene,



‘Nje grup prej shtatedhjete mije nga Umeti im do hyje ne Parajse me faqet e tyre te ndritshme sikur hena kur eshte e plote. Ukashah bin Mihsan el-Asadi u ngrit ne kembe duke thene, ‘O i Derguari i Allahut! Lutju Allahut qe une te jem njeri prej tyre.’ I Derguari i Allahut tha,



‘O Allah! Beje ate njerin prej tyre’.



Nje burre nga Ensaret gjithashtu u grit ne kembe dhe tha, ‘O i Derguari i Allahut! Lutju Allahut qe une te jem njeri pre tyre.’ I Derguari i Allahu tha,



‘Ukashah ta ka kaluar ty ne ate’".


Imam Ahmedi ka regjistruar se Xhabir ka thene, “Degjova te Derguarin e Allahut duke thene,


‘Shpresoj se ata qe me ndjekin mua do jene nje-e-katerta e banoreve te Parajses ne Diten e Gjykimit.’


Ne thame, ‘Allahu Ekber’. Ai pastaj tha,


‘Shpresoj se ata do jene nje-e-treta e njerezve’


Ne thame, ‘Allahu Ekber’.


Ai pastaj tha,


‘Shpresoj se ju do jeni gjysma’”.


Imam Ahmedi ka regjistruar te njejtin hadith me nje tjeter zinxhir transmetimi, dhe ky hadith e permbush kriterin e Muslimit ne Sahihun e tij. Ne Dy Sahite, eshte regjistruar se Abdullah bin Mes’ud tha, “I Derguari i Allahut na tha neve,


‘A jeni te kenaqur se ju do jeni nje-e-katerta e njerezve te Parajses?’


Ne thame, ‘Allahu Ekber!’ Ai shtoi,


‘A jeni te kenaqur se ju do jeni nje-e-treta e njerezve te Parajses?’


Ne thame, ‘Allahu Ekber!” Ai tha,


‘Shpresoj se ju do jeni gjysma e njerezve te Parajses’”.



Ne nje hadith tjeter Imam Ahmedi ka regjistruar se Burejdah ka thene se Profeti tha,



“Njerezit e Parajses jane njeqind e njezet rreshta. Ky Umet ze tetedhjete prej tyre”.



Imam Ahmedi gjithashtu e ka gjetur kete hadith nepermjet nje tjeter zinxhiri transmetimesh. et-Tirmidhi dhe Ibn Maxheh gjithashtu e kane regjistruar kete Hadith, dhe et-Tirmidhi ka thene, ‘Ky hadith eshte Hasan’. Abdur-Razak regjistroi se Ebu Hurejrah ka thene se Profeti tha,



“Ne (Muslimanet) jemi te fundit qe do te vijme, por me te shumtit ne Diten e Gjykimit, dhe (jemi) njerezit e pare qe do te hyjne ne Parajse edhe pse popujve te meparshem u jane dhene Librat perpara nesh dhe neve pas atyre. Allahu na dha udhezimin e vertete per te cilin ata kane qene duke u zene (me fjale). Sot (e Premte) eshte dita qe ata jane zene (me llafe), dhe te gjithe njerezit e tjere jane prapa nesh ne lidhje me kete çeshtje. (Dita e mbledhjes) E Çifuteve eshte neser (te Shtunen) dhe e Krishtereve eshte te pasnesermen (te Dielen)).”



el-Bukhari dhe Muslim e kane perfshire kete Hadith. Muslim regjistroi se Ebu Hurejrah ka thene se i Derguari i Allahut ka thene,



“Ne (Muslimanet) jemi te fundit (qe do te vijme), por (do jemi) me te shumtit ne Diten e Gjykimit, dhe te paret qe do te hyjme ne Parajse...” deri ne fund te ketij Hadithi.



Keto dhe hadithe te tjera konfirmojne kuptimin e Ajetit,



“Ju jeni populli me i dobishem, i ardhur per te miren e njerezve. Ju urdheroni per el-Ma’ruf (mire), ndaloni nga el-Munker (veprat e keqia) dhe besoni ne All-llahun”.



Atehere, cilido nga ky Umet qe perveteson keto cilesi, do te kete nje pjese ne kete lavderim. Katadah tha, “Na kane thene se Umer Bin el-Khatab recitoi kete ajet [3:110] gjate nje Haxhi qe po bente, kur ai pa se njerezit ishin duke u nxituar. Ai pastaj tha, ‘Cilido qe kerkon te jete midis ketij Umeti [te lavderuar], le t’i mbushe kushtet qe Allahu ka caktuar ne kete ajet.’” Ibn Xherir e regjistroi kete. Ata nga ky Umet qe nuk i mbushin keto cilesi, do te jene tamam si Njerezit e Librit te cilet Allahu i kritikoi, kur Ai tha,



“Ata nuk e ndaluan njeri-tjetrin nga Munker (veprat e keqija) qe ata benin...” [Kur’an 5:79]



Kjo eshte arsyeja pse, pasi Allahu e lavderoi Umetin Musliman me keto cilesi qe Ai permendi, Ai kritikoi ithtaret e Librit dhe ua terhoqi vemendjen, duke thene,



“Dhe po te kishin besuar Ithtaret e Librit (Çifutet dhe te Krishteret)) [Kur’an 3:110], ne ate qe iu zbrit Muhamedit,

"do ishte me mire per ta; midis tyre ka disa qe besojne, por shumica e tyre jane Fasikun (rrebela, qe kalojne kufijte)".

Prandaj, pak prej tyre besojne te Allahu dhe ne çfare te eshte zbritur ty dhe atyre. Shumica e tyre ndjekin devijime, mosbesim, mekate dhe rrebelime (i kalojne kufijte).