Shkenctarja e vogel

Shoqata ndërkombëtare e njerëzve me nivel të lartë inteligjence, pasi shiquan se koeficenti i saj i inteligjencës është 156, dmth pak më i ulët se i shkencëtarit të madh Ainshtajn, për të cilin thuhet se koeficenti i intelegjencës së tij ishte 160.

Vogëlushja, e cila quhet Elise Tan Roberts, jeton në Edmonton në veri të Londrës, dhe që në këtë moshë di përmendësh alfabetin, numëron deri në 20 në gjuhën angleze dhe deri në 10 në atë spanjolle, kupton ndryshimin mes tre llojeve të ndryshme të trekëndëshave dhe njeh disa kryeqytete të botës.

Fjalën e parë e ka artikuluar vetëm kur ishte pesë muajshe dhe në moshën një vjeç e gjashtë muaj mësoi të numëronte deri në 20. Atëherë prindërit e saj e kuptuan që vajza e tyre ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë.
Elise u vlerësua nga profesoresha Joan Freeman, eksperte në psikologji dhe edukim, sipas së cilës cilësia e veçantë e vogëlushes është memoria e saj.