Respekti ndaj Prinderve

Respekti ndaj Prinderve

Respekti Ndaj Prinderve


Në disa libra tregohet se Umeje Kenaniu ishte i pari i fisit të vet, kishte një djalë që e kishte emrin Kilab. Ata kishin bërë hixhret në Medinë në kohën e Omerit, radijall-llahu anhu. Ata qëndruan një kohë në Medinë dhe u njoftuan mirë me banorët e Medinës dhe shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Në një takim me shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Kilabi u parashtroi pyetjen:

Cila është vepra më e mirë në Islam?

I thanë: xhihadi në rrugë të All-llahut.

Kilabi shkoi te Omeri, radijall-llahu anhu, duke kërkuar pjesmarrje në ndonjë luftë. Omeri, radijall-llahu anhu, e dërgoi me ushtrinë muslimane në persi. Kur mori vesh babai i tij, e kapi për qafe e i tha: mos i le vet prindërit e tu pleq dhe të dobët. Ata të kanë rritur kur ishe i vogël, e tani kur ata kanë nevojë për ty, ti do ti lësh?

U tha: do t'ju lë vet për një vepër, e cila është më mirë për mua.

Pasiqë mori pëlqimin e prindërve doli me ushtrinë islame. Mirëpo kthimi i tij u vonua shumë kohë.

Babai dhe nëna e tij një ditë ishin të ulur nën hijen e një hurme të tyre dhe ndërkohë erdhi një pëllumbë në folen e vet dhe lozte dhe argëtohej me zogun e vet. Kur pa plaku këtë pamje qau, qau edhe plaka. Ndërkohë babait iu dobësua shikimi.

Pasiqë kthimi i djalit nga kjo detyrë u vonua shumë shkoi te Omeri, radijall-llahu anhu, në xhami e i tha: "Omer, pasha All-llahun, nëse nuk ma kthen sa ma shpejtë djalin tim do të lutem kundër teje në Arafat".

Omeri, radijall-llahu anhu, menjëher u shkroi komandantëve të vet që ta kthejnë këtë djalë te prindërit e vet. Kur u kthya djali nga luftimet hyri te Omeri, radijall-llahu anhu, e Omeri e pyeti: cila ka qenë vepra më e mirë që ke bërë ndaj prindërve tuaj?

Tha: çdo herë i jepja përparësi atyre dhe ia kryeja të gjitha nevojat e tyre. Kur doja të mjelja për ta qumësht shkoja në ahër të deveve, shikoja devenë me më shumë qumësht, e rehatoja dhe e leja që të pushojë, pastaj ia laja sisët derisa të ftoheshin, pastaj e mjelja e ua jepja që ta pinë.

E thirri Omeri, radijall-llahu anhu, babain e tij. Kur erdhi, i kërrysur, i ligështuar, me shikim të dobët, dhe hyri te Omeri, Omeri, radijall-llahu anhu, i tha: si je Ebu Kilab?

Tha: si më sheh, kryetar i muslimanëve.

Tha: çka kishe dashtë më së shumti sot?

Tha: asgjë nuk dua sot, asnjë lajm nuk më gëzon dhe asnjë e keqe nuk më çrehaton.

Omeri i tha: asgjë, asgjë.

Tha: po, do të kisha dashur që Kilabi, djali im të ishte këtu afër meje, tia marr erën dhe ta përqafi para se të vdes.

Qau Omeri, radijall-llahu anhu, dhe i tha: do të arrishë atë që do me lejen e All-llahut.

Omeri, radijall-llahu anhu, e urdhëroi Kilabin që të shkojë dhe të mjelë qumësht nga deveja për babain e vet, ashtu sikurse bënte para se të dilte në luftë dhe tia sillte. Kur ia solli qumështin Omerit dhe Omeri këtë qumësht ia dha Ebu Kilabit duke i thënë: pie këtë. Kur e afroi buzën e tij afër pjatës që ta pinte tha: O kryetar i muslimanëve, pasha All-llahun, jam duke marrë erën e duarve të Kilabit. Omeri, radijall-llahu anhu, qau e tha: ja ku e ke Kilabin, ta kemi sjellur nga lufta. U ngrit shpejt e përqafi djalin e tij dhe e shtërngoi fortë duke qajtur, kurse edhe Omeri me ata që ishin të pranishëm qanin. Pastaj Omeri, radijall-llahu anhu, tha: Djali im, kujdesu për prindërit dhe në bamirësi ndaj tyre bën xhihad sa të jenë gjallë, e pastaj kujdesu për veten tënde pas tyre.

Eja, vëllau im i dashur, nxito dhe sillu mirë me prindërit tuaj, ji sikur këta kolosë të mëdhenjë, para së të gdhimë ndonjë ditë para fatkeqësisë së befasishme, e njerëzit përreth të na thonë: All-llahu të dhashtë sabrin dhe të përpjektë me të në xhennet, se të ka vdekur baba…

Perktheu:Bekir Halimi