Rëndësia e mësimit të Kuranit

Rëndësia e mësimit të Kuranit

T’ia mësosh Kuranin dikujt është farz kifaje,ndaj gjithashtu dhe të mësuarit e tij përmendësh është farz kifaje,në mynyrë që të mos ndërpritet transmetimi i tij. Nëse e mësojnë atë disa përsona, bie obligimi nga të tjerët.

I Dërguari i Allahut na tregon se njerëzit më të mirë janë ata që mësojnë Kuranin dhe ia mësojnë atë të tjerëve.

Transmetohet nga Uthmani se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ia mëson të tjerëve.”

Abdurrahman es Sulemi -i cili e ka transmetuar këtë hadith nga Uthmani- thotë:

“Ky hadith më bëri që të ulem 40 vite me rradhë në xhami dhe t’ua mësojë njerëzve Kuranin.”

Ndërsa në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut thotë:

“Ai i cili nuk ka në gjoksin e tij ndonjë pjesë nga Kurani është si shtëpia e prishur.”

Etika e leximit të Kuranit

Ai që e lexon Kuranin duhet të ketë parashysh këto kritere:

1.Të drejtohet nga kibla,nëse ka mundësi.

2.Të përdorë misvakun si pastrim dhe respekt të Kuranit.

3.Të ketë abdes.

4.Të ketë rrobat dhe trupin e pastër.

5.Ta lexojë Kuranin me meditim dhe përkushtim.

6.Të jetë prezent me zemrën e tij kur e lexon Kuranin në mënyrë që kjo të ndikojë më shumë dhe ti lërë bisedimet gjatë leximit të Kuranit.

7.Preferohet që gjatë leximit të Kuranit të qajë, e nëse nuk qan, atëherë të bëjë sikur po qan.

8.Të zbukurojë zërin e tij gjatë leximit ,e nëse nuk e ka zërin e bukur duhet të përpiqet ta zbukurojë atë, aq sa ka mundësi.

9.Të tregohet i sjellshëm gjatë leximit të Kuranit,mos të qeshë dhe mos të luajë dhe mos të shikojë gjëra që ia tërheqin vëmendjen dhe përqëndrimin nga Kurani.

10.Gjithashtu, kur të fillojë leximin e Kuranit të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar.

Gjithashtu edhe ai që e dëgjon Kuranin duhet që ta dëgjojë me zemër të përkushtuar,të meditojë në kuptimet e ajeteve dhe domethënieve të tij dhe mundësisht të heshtë gjatë dëgjimit të Kuranit,duke përkujtuar fjalën e Allahut:

“Kur të lexohet Kurani,dëgjojeni atë me vëmendje dhe heshtni,në mënyrë që të mëshiroheni.”

Përgatiti:Shaban Murati