Partia e pare Islame ne Spanje!

Partia e pare Islame ne Spanje!

 

Partia e parë Islame në Spanjë
 
Partia e parë Islame në Spanjë është duke u përgatitur për kandidaturën në zgjedhjet lokale të vitit 2011 thuhet në mediat spanjolle.
 
E premte, 13 Nëntor 2009
 
Partia Rilindja dhe Bashkimi e promovuar nga ish gazetari dhe profesori Arab në Granada Mustafa Barach ka qëllimin e përfaqësimit të muslimanëve në administratat e komunave spanjolle.

Barach i cili ka kombësi spanjolle insiston se ai është i moderuar dhe se mbështet kushtetutën Spanjolle.

"Rilindja dhe Bashkimi është një parti për muslimanët, por edhe për pakicat tjera si dhe emigrantët: "Vëlla, motër, ejani në rilindjen dhe çlirimin, të konsiderojmë se në çfarë gjendjeje jeni dhe të mendojmë në lidhje me këtë. Keni besim në vetveten e pastaj në partinë tuaj për të bërë që zëri juaj të dëgjohet," thotë ai.

"Ka ardhur momenti që muslimanët Spanjoll, Arab, Afrikan emigrantë apo vendas të lirohen nga poshtërimi."

Si anëtar i Këshillit Islamik të Spanjës Barak aspiron në mbledhjen e votave jo vetëm nga 1.3 milion muslimanët në Spanjë por edhe nga emigrantë të cilët përfaqësojnë 10% të popullatës spanjolle./worldbulletin