Myslimani fitues i cmimit per paqe ne Norvegji

Myslimani fitues i cmimit per paqe ne Norvegji

Kryeimamit të Bashkësisë Islame të boshnjakëve në Norvegji, Senaid ef. Kobilica, i është dorëzuar "Çmimi për paqe" për vitin 2011, të cilin e ndanë Komisioni parlamentar i këtij vendi nordik.

Ef. Kobilica do të mbetet në kujtim nga fotografia që e përshkoi botën, ku kreu fetarë i Bashkësisë Islame në Norvegji bashkë me priftin katolik ka udhëhequr varrimin e njërit prej viktimave të Anders Behring Breivikut, i cili më 22 korrik vrau 77 persona në dy sulmet e planifikuara në Oslo dhe në ishullin Utoya.

"Ky është momenti më i rëndësishëm në jetën time. Ne punojmë për ata që vijnë pas nesh. Tashmë këtë e kemi bërë. Ky është vendi ynë. Masakra e Srebrenicës dhe 22 korriku në Norvegji nuk duhet të përsëriten. Ju faleminderit shumë", tha ef Koblica gjatë dorëzimit të çmimit në mbrëmjen e së premtes. /islamgjakova/