Letër prindërve

 

Ali b. AID EL-KARNI

Letër prindërve

 

Secili prind, pa dyshim dëshiron që fëmiu i tij të jetë i shkëlqyeshëm në shkollë, i jep shpresë dhe i premton se do t'ia plotësoj dëshirat nëse i kalon me sukses provimet, ndërsa e qorton dhe kërcënon nëse nuk i kalon ato. Shpesh me lutje I drejtohet Allahut për sukses të fëmiut të vet duke e bërë stabil e mendjemprehtë . E tërë kjo është një ndjenjë e natyrshme e kultivuar te secili njeri.
Por, ti baba që rrezaton me dashuri dhe ndjenja, brengosesh shumë për shkollimin e fëmiut tënd, për ardhmërinë e tij në këtë botë kaluese. Ndjenë përgjegjësi për fëmiun tënd, por a thua brengosesh edhe për çfarë do bëhet me atë pas vdekjes së tij, ashtu siç po brengosesh për qetësinë dhe lumturinë e tij në jetën e kësaj bote?! Brenga jote, i dashur baba, i është përkushtuar diturisë së kësaj bote kalimtare, ndërsa ke anashkaluar botën tjetër që është e përhershme. Je preokupuar rreth fëmiut, rreth kreacionit të lumturisë së tij më të mirë ndërsa ke lënë anash jetën e tij pas vdekjes. Ia ndërton shtëpinë prej betoni, ndërsa ia mënjanon pallatet e Ahiretit me margaritarë, smerald dhe koral.
Anon, shpreson. për më të mirën e mundshme që djali një ditë të bëhet mjek ose inxhinier, pilot ose ushtarak e të ngjashme. O Zot i dashur, po të gjitha këto dëshira janë të lidhura për këtë botë! Përpjekje dhe luftë për këtë botë kaluese, ndërsa anashkalim të Ahiretit. Dua të theksoj, se kjo për të cilën po flasë nuk është një rast i rrallë, përkundrazi, kjo është me shumicën e njerëzve. Ju përgatitni, punoni, i kushtoni vëmendje edukatës trupore të fëmijëve, ndërsa anashkaloni edukatën shpirtërore të tyre, me të cilën do të jenë të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Kjo është një e vërtet baba i dashur, dhe këtë do ta argumentoj.
Paramendoje sikur fëmiu i juaj të jetë vonuar në provim. Si do të shprehej tek ti dhe ndjenjat tuaja një vonesë e tillë? Athua do të mungonte përpjekja juaj për të fituar në kohë në mënyrë që fëmiu të arrij në provim? Athua nuk do të flesh edhe gjysmë i zgjuar, vetëm për të mos u përsëritur i njëjti gabim në provimin tjetër? Përgjigja na detyron vetvetiu të themi PO.!! Por, a je ndjerë njëjtë kur fëmiu i juaj nuk është zgjuar në namazin e sabahut, ashtu siç je ndjerë kur është vonuar në provim? Duke shpresuar se fëmiu juaj e ka dhënë provimin, a nuk do të interesoheshit për pyetjet që ka pas dhe përgjigjet që ka dhënë ?! Po për çështjet e fesë, a e keni pyetur ndonjëherë? A e keni pyetur a e ka falur namazin,apo jo? A e ke pyetur për shoqërinë, me kënd shoqërohet? A e ke pyetur ku shkon kur del nga shtëpia? Kur kupton se fëmiu juaj është përgjigjur dobët në provim a ndjeni shtrëngim në gjoks dhe rritje të brengës? Por kur kupton se fëmiu juaj ka lënë disa vaxhibe dhe sunnete a e ndjeni të njëjtin shqetësim?! A nuk do të frenosh vetën në plotësimin e kërkesave të fëmiut tuaj? A nuk do të ndërpresësh blerjet tepër luksoze të teknikës bashkëkohore, revistave të llojllojshme etj.? Por çfarë duhet të ndërmarrësh, prind i dashur, kur është fjala për PROVIMIN që nuk ka afat tjetër e as nuk përsëritet? Fundi i këtij PROVIMI mund të jetë: ka kaluar ose ka mbet. Me mbet d.m.th. qëndrim në Zjarr, na ruajt Allahu nga ky përfundim!
Atë ditë asgjë nuk i bënë dobi, as diploma e tij, as pozita e lartë, as pasuria që ka poseduar, kur t'i jepet libri i tij në dorën e majtë, dhe kur dëgjon zërin kumbues: "Ndërkaq kujt i jepen librat e veta nga e majta e tij, ai thotë: 'O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos ditsha fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo( vdekja e parë) mbarimi i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja." (El Hakka, 25-29)
Fama që kam arritur në shoqëri nuk më bënë dobi, as fuqia që e kam pas, e as dituria dhe diploma e kësaj bote! Çdo gjë rrënohet dhe bie në harresë. Humbje dhe shkatërrim, pa marrë parasysh a je mjek, inxhinier, pilot ose profesor. Në atë botë je i lumtur ose i palumtur. Janë vetëm dy grupe, grupi i xhennetlinjëve dhe grupi në dhembje dhe vuajtje pafund.
Mesazhi i kësaj letre nuk është që ta anashkalosh fëmiun tënd duke lënë anash, jo për Allahun! Por dëshirova të ju përkujtoj që të keni brengën për Ahiret, dhe të përpiqeni për te.

Prindër të dashur !

Cili prej jush përpiqet që fëmiut tuaj t'i japi edukimin fetar, t'ia mësoj Kuranin dhe kuptimin e sunnetit? Pak janë nga ata që e bëjnë këtë. Mjerisht disa prindër veprojnë siç thotë një proverb arab: "Edhe malli është i keq, e edhe cungohet gjatë matjes." Ne i blejmë makinën fëmiut dhe i sigurojmë vozitësin personal. I bëjmë edhe shtëpinë e re dhe ia mbushim me çdo gjë, bile edhe me ato që janë të ndaluara, që do ta largojnë nga Allahu, përkujtimi dhe bindja ndaj Tij.!
Cili prej jush e shpërblen fëmiun e vet për mësimin përmendësh të një kaptine nga Kurani fisnik, apo një hadith të Pejgamberit a.s.? Pak janë ata që kanë bërë një veprim të tillë. I lutemi Allahut që t'i bekojë për aq pak që kanë bërë!
Disa prindër i premtojnë fëmiut të tij, se po e kaloj me sukses provimin do t'ia mundësoj kalimin e momenteve më të bukura të jetës në ndonjë nga plazhet më të njohura detare të botës. Ju premtojnë makinën e tipit më të ri të prodhimit,nëse e kryen vitin shkollor. Por, asnjëherë nuk ju kanë premtuar fëmiut të vet, që po e kreu me sukses vitin shkollor, ta dërgon atë në umre ose në Medine, për ta vizituar Qabenë dhe qytetin ku punoi e veproi Muhamedi a.s. për një periudhë të caktuar. Atëherë, çfarë përfundimi mund të pritet pas tërë kësaj indiference dhe gjithë këtyre lëshimeve në edukatën e fëmiut?! Padyshim që përfundimi do të jetë që ky fëmijë në vend të Kuranit të shfletoj revista, në vend të misvakut për dhëmb të marrë cigaren. E tërë kjo ka bërë deri te paraqitja e një gjenerate në mesin tonë që do të ngjasonte në kafshët, siç qëndron në Kuran: "Ata janë si kafshët,
bile edhe më të humbur, të tillë janë ata të marrët." (El A'rafë,179)
Në edukatën e fëmiut është me rëndësi që prindi të mos anashkaloj brengën për përkujdesjen e fëmiut dhe edukatën e tij fizike, mirëpo, më me prioritet është ndikimi i drejtë në mendjen e zemrën e tij pas vdekjes. Hapi i parë kah realizimi i kësaj është të përmirësojmë vetveten. Duke e vendosur vetën në pozitë të rregullt dhe duke jetuar në përputhshmëri me rregullat e Allahut të madhërishëm, mund të shpresohet me të drejtë, siç përkujton i Lartësuari,që: " ... babai i tyre ka qenë njeri i mirë..." (El- Kehf, 82)
Pra, edukimi islam i fëmiut duhet të jetë prioriteti ynë. Natyrisht, nuk ka pengesë nëse studiohet ndonjë shkencë e cila është e dobishme në këtë botë, por të ndikoj që të anashkalohet bota tjetër. I Lartësuari e thotë bukur: "Dhe me atë që të ka dhënë Allahu kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë." (El Kasas, 77)

Baba i dashur !

Frikësohu Allahut për familjen tënde, nga se ti tek Allahu je përgjegjës për ata. Frikësohu Allahut që pasi t'i ka dhënë Ai në besim, ti i ekspozohesh sprovave duke i lejuar shikimet e serialeve filmike, revista të ndryshme pa fije turpi etj. Me këto veprime ti e ke tradhtuar emanetin ndaj familjes sate. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu do t'ia ndalojë Xhennetin njeriut i cili vdes, ndërsa ka mashtruar ata që i ka pasur në mbrojtje (familjes ) pasi i ka pasur në besim nga Allahu në emanet."

Baba i dashur !

Do të lutem të marrish mësim nga këshilla e Llukmanit që i dha të birit që e donte aq shumë dhe për të cilin do të jepte tërë pasurinë. A thua përmbajtja e këshillës së Llukmanit ka karakter material? A thua e këshilloi atë të jepet pas lukseve të kësaj bote? Jo, asgjë nga këto, por e ftoi në vlerat që janë shkak për një jetë të bukur duke e shpëtuar nga dënimi i dhembshëm. E ndaloi duke e këshilluar që Allahut t'i bëj shok: "O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe." (Llukman, 13)
Pastaj e këshillon me namaz dhe duke kërkuar të bëhen veprat e mira dhe ndalohen të këqijat. Pastaj e këshillon të zbukurohet me karakter fisnik, i cili do t'ia ngritë krenarinë, që të mos kryelartësohet mbi të tjerët, të mos nënçmoj askënd, të jetë i matur në ecje dhe të mos e ngritë zërin: "Të jesh i matur në ecjen tënde,ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit." (Llukman, 19)
O rob i Allahut, kjo është përgjithësisht përmbajtja e këshillës së babait të përgjegjshëm. Ti, a ke vepruar kështu me birin tënd? Po familjes sate, a ju ke treguar të paktën,vetëm disa këshilla të Llukmanit?
Mjerisht, praktika e disa prindërve është ngulfatja e ambicieve të fëmijëve. I rrokë paniku dhe tërbohen nëse Allahu e udhëzon fëmiun e tyre. E karakterizojnë të çmendur duke e etiketuar si person të çrregulluar mentalisht. E përqeshin atë dhe fenë e tij (islamin) të cilën e ka pranuar dhe e praktikon?! Baba, a kështu ruhet emaneti i besuar? A kështu e këshillon atë që ti e ke në mbrojtje? Frikësoju Allahut për familjen tënde. Ruaju nga Allahu për derisa nuk i edukon. Mësoju diturinë e fesë dhe të kësaj bote nga e cila do të kenë dobi: "Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtet, pa dyshim është ajo e botës së ardhshme (Ahiretit) sikur ta dinin." (El Ankebut, 64)

Prindër të dashur !

Frikësojuni Allahut për fëmijët tuaj, përderisa të përgatiteni për të dhënë provimet e kësaj bote. Mbani mend dhe përcillni të fëmijët tuaj që lumturia e vërtet është në devotshmëri dhe bindje ndaj Allahut. Pastaj, dini që në Ditën e Gjykimit askush nuk luan nga vendi përderisa ekziston padrejtësia që ia ke bërë dikujt në këtë botë. Në Ditën e Gjykimit fëmija do të akuzoj babanë te Allahu duke thënë:" O Zoti ynë, merre pjesën tonë nga ky baba i pa drejtë i cili na largoi nga bërja e veprave të mira me të cilat Ti do t'ishe i kënaqur. Ky baba i keq na edukoi si kafsha. Ky na ekspozoi në shkatërrim. Na ushqeu me haram." I dashur baba, çfarë do të jetë përgjigja jote atë ditë?

Prindër të nderuar!
Edukoni bukur fëmijët tuaj duke i ruajtur nga të këqijat e nga humbja përderisa keni mundësi dhe kohë që të bëni diçka para se të pendoheni, sepse atëherë pendimi nuk do bënë dobi.
Le të na ndihmoj Allahu në atë që Ai dëshiron dhe është i kënaqur: "Zoti ynë na bënë që të jemi të gëzuar me (punët) e grave tona dhe pasardhësve tonë, e neve na bën shembull për të devotshmit." (El Furkan, 74)

Përktheu dhe përshtati
Dr. Ali F. Iljazi