Kafeja zvogëlon rrezikun nga kanceri i gjirit

 Kafeja zvogëlon rrezikun nga kanceri i gjirit

Konsumimi i rregullt i kafesë do të mund të ndikonte në uljen e rrezikut nga paraqitja e kancerit të gjirit, kanë treguar rezultatet e hulumtimit të një grupi të shkencëtarëve nga instituti suedez Karolinska.

Hulumtimi i botuar në një revistë të specializuar për hulumtimin e kancerit të gjirit (Breast Cancer Research) ka treguar se femrat që pinë nga pesë filxhanë kafe në ditë i ekspozohen 57 për qind më pak rrezikut të zhvillimit të tumorit, veçmas të kancerit të gjirit, se sa femrat që pinë një filxhan kafe në ditë, transmetojnë mediet franceze. 

Hulumtimet e mëparshme të publikuara gjatë këtij viti kanë treguar se edhe konsumimi i të paktën katër filxhanëve të kafesë në ditë ul për dyfish rrezikun nga diabeti i tipit II, përkatësisht diabetin e pleqërisë.

www.radio-pendimi.com