Juve feja juaj, mua e imja!

Juve feja juaj, mua e imja!

Duke parë se muslimanët janë të palëkundshëm dhe që, mbi të gjitha, krenohen me fenë e tyre, politeistët filluan ta humbin shpresën se mund t’i zbrapnin nga feja e tyre. Atëherë filluan të merren me mendime të tjera dhe ëndrra të shkreta, çka vetvetiu flet mbi naivitetin e tyre.



Në të vërtetë, të Dërguarit të Allahut, sal’allahu alejhi we selem, i kishin ofruar që t’i adhuronte idhujt e tyre një vit, pastaj ata një vit do ta adhuronin Zotin e tij. Ky ishte shkas për shpalljen e sures “Pabesimtarët”.“Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!” (Kafirun)

Ajete me përmbajtje të këtillë, në të cilat besimtarët heqin dorë nga mosbesimtarët, ka edhe më. Në atë kuptim janë edhe Fjalët e të Lartësuarit:

“Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: “Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju”.” (Junus, 41)

“Thuaj: “Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që i adhuroni ju, pos All-llahut! Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, pse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë). Thuaj: “Unë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë, e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve.” (El-En’am, 56-5Cool

“Thuaj: “O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtar (i Zotit një). Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!” (Junus, 104-105)

Është e dukshme që ajetet e paraqitura kur’anore kanë ardhur që të paraqesin dallimin në mes pasuesve të Islamit nga njëra anë dhe mosbesimtarëve e idhujtarëve nga ana tjetër. Përkundër kësaj qartësie kur’anore zbulojmë se disa të vetëquajtur dijetarë ajetet e paraqitura, veçanarisht ato nga sureja “Pabesimtarët”, i kuptojnë si pranim i fesë së gabuar nga i Dërguari sal’allahu alejhi we selem, çka nuk është e vërtetë, sepse kjo është në kundërshtim me mësimin e Islamit dhe jo vetëm me mësimet e të Dërguarit tonë, por të të gjithë të Dërguarve të tjerë.

Dijetari Ibn el-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, duke folur mbi këtë thotë:

“Kjo sureja, sureja Kafirun (Pabesimtarët), ashtu siç është edhe përmbajtja e saj, para së gjithash përmban mohimin e politeizmit të atillë siç është i përshkruar”.

Kjo sure theksin kryesor e vë në mohimin e besimtarit nga mosbesimtari. Që ky mohim të theksohej, në të është tërhequr vija e mohimit të besimtarit nga mosbesimtari dhe mosbesimtarit nga besimtari. Kjo prapë e përmban pohimin që besimtari që adhuron Atë nga adhurimi i të Cilit heqin dorë mosbesimtarët, çka përputhet me fjalët e Ibrahimit alejhi selam drejtuar babait dhe popullit të vet:

“...Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju, përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!” (El-Zuhruf, 26-2Cool

Në këtë mënyrë është vërtetuar domethënia se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut.

Prandaj i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem këtë sure së bashku me suren “Ihlas” i këndonte në sunnetet e sabahut dhe të mbrëmjes. Këtu, veçanarisht do të kthehemi në ajetet e fundit të kësaj sureje: “Juve fenë tuaj, mua e imja!” për të parë nëse është i deroguar apo jo edhe nëse ka ndonjë kuptim specifik?

Kjo pyetje është shumë e rëndësishme, aq më parë kur në komentimin e kësaj sureje shumë njerëz gabojnë. Në të vërtetë disa konsiderojnë se ky ajet, me të cilin gjoja pranohet feja e tyre, është i deroguar nga ajeti me të cilin urdhërohet lufta kundër mosbesimtarëve. Derisa të tjerët mendojnë se me të pranohet feja e pasuesve të Librit.

Ndërkaq, edhe njëri edhe mendimi tjetër janë tërësisht të gabuar, sepse në këtë sure nuk ka kurrfarë derogimi as përjashtimi dhe ajo është në tërësi precize dhe e qartë (muhkem). Kjo sure bën pjesë në ato sure ku është i pamundur çfarëdo derogimi, qoftë në përmbajtje qoftë në domethënie, sepse do të ishte tërësisht absurde që në ajetet të cilat flasin mbi teuhidin, mbi të cilin mësonin të gjithë lajmëtarët e fesë, të kishte çfarëdo derogimi të urdhrave.

Përkundrazi, kjo sure mëson mbi teuhidin e pastër, për ç’arsye edhe quhet me emrin “Pabesimtarët”. Deri te (ngatërrimi) hutimi shkohet për shkak të asaj pse disa konsiderojnë se ajeti i fundit i kësaj sureje e vërteton fenë e tyre, por më vonë është deroguar me ajetin me të cilin urdhërohet lufta kundër mosbesimtarëve.

Ka edhe të tillë të cilët konsiderojnë se ajetet me të cilat përcaktohet lufta kundër mosbesimtarëve e mohojnë fenë e atyre mosbesimtarëve të cilët nuk e kanë Librin dhe thonë se me ajetin e fundit të kësaj sureje bëhet përjashtimi!

Zot, ruana që nën këtë ajet të nënkuptohet vërtetimi i fesë së tyre!

Përkundrazi, i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem në momentet më të vështira për të dhe as’habët e tij i përgënjeshtronte mosbesimtarët dhe fenë e tyre dhe në çdo hap ua tërhiqte vërejtjen dhe i kërcënonte me dënim nga Allahu. Si atëherë mund të pohohet se ajeti i paraqitur e pranon fenë e tyre? Ruana Zot nga kuptimi i tillë i gabuar!

Ajeti i paraqitur, siç kemi thënë, nënkupton mohimin e plotë të mosbesimtarëve. Atyre duhet t’u bëhet e ditur që feja e tyre është e gabuar (batil), që ne as nuk do ta marrim dhe as nuk do ta pranojmë kurrë, që ajo u përket vetëm atyre dhe që ne me të nuk kemi asgjë, sikur që edhe ata nuk kanë asgjë me të tonën, fenë e vetme të drejtë.

Ky është kuptimi i mohimit dhe i mospajtimit me fenë e tyre. Atëherë, si mund të ketë fjalë mbi pranimin e saj?! Si mund të bëhet fjalë në fenë tonë për derogim ose përjashtim?!

A mendon se pas kundërvënies me shpatë, sikurse me argumente, më nuk mund të thuhet: “Juve feja juaj, mua feja ime!”

Përkundrazi, ky ajet i qartë (muhkem) kur’anor mbetet barrierë e vazhdueshme në mes besimtarëve dhe mosbesimtarëve, gjithnjë, derisa Allahu robërit e Vet dhe tokën e Vet ta pastrojë nga mosbesimtarët. Rasti i njëjtë është me urdhërin e këtij ajeti, i cili e ngarkon të Dërguarin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit me mohimin e atyre të cilët i pasojnë risitë në fe dhe i thërrasin të tjerët në pasimin e rrugës të cilën i Dërguari nuk e ka pasuar. Nëse të tillëve pasuesit e të Dërguarit të Allahut u thonë: “Juve feja juaj, e neve feja jonë”, kjo në asnjë rast nuk do të thotë se ata e pranojnë dhe e lejojnë (fenë e tyre), përkundrazi, që ata heqin dorë nga feja e tillë dhe se janë të gatshëm, në kufijtë e mundësive të veta, të luftojnë kundër pasuesve të saj.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, nuk ndalet me kaq, por shkon edhe më tutje dhe këtë çështje e sqaron kështu:

“Pjesëza “Lam” në Fjalët e të Lartësuarit: “Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time!” në gjuhën arabe ka domethënien e të vënit në dukje dhe të theksimit. Me fjalë të tjera ka dashur të thotë: “Feja juaj është e juaja: unë me të nuk kam asgjë, kurse feja ime është e imja dhe ju me të nuk keni asgjë”, siç thotë i Lartësuari në një vend tjetër:

“...Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime, e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju”. (Junus, 41)

Ky ajet nuk do të thotë që i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem ishte i kënaqur me fenë e idhujtarëve dhe me fenë e pasuesve të Librit, siç mendojnë disa nga ateistët, e as që e ka ndaluar luftën kundër tyre, siç mendojnë disa mëkatarë të humbur që këtë ajet e shpallin të shfuqizuar. Përkundrazi, ai do të thotë mohim dhe largim i të Dërguarit nga feja e tyre dhe mohimi i fesë së tij nga ata. Ai më tutje tregon se secili ka për të dhënë llogari për veprat e veta, që ata nuk do të jenë të pyetur për veprat e tij dhe as ai për veprat e tyre.

Kjo është tërësisht e qartë dhe këtu nuk mund të ketë fjalë për çfarëdo abrogimi. Pra, i Dërguari i Allahut në asnjë moment nuk ka qenë i kënaqur me fenë e idhujtarëve dhe as me fenë e pasuesve të Librit.

Ata që pohojnë se Allahu është i kënaqur me fenë e mosbesimtarëve si argument paraqesin Fjalët e të Lartësuarit:

“Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!” (Kafirun, 1-6)

Pohimi i mosbesimtarëve se Fjalët e të Lartësuarit: “Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time” do të thonë se i Dërguari sal’allahu alejhi we selem ka qenë i kënaqur me fenë e mosbesimtarëve dhe se ky ajet është i abroguar, është një gënjeshtër e padyshimtë dhe trillim mbi Muhammedin, sal’allahu alejhi we selem, sepse ai kurrë nuk ka qenë i kënaqur me asnjë fe përveçse me fenë e Allahut, me të cilën Ai dërgonte të Dërguarit dhe i shpallte Librat e Vet. Me përmbajtje të ngjashme janë edhe Fjalët e të Lartësuarit në ajetet vijuese:

“Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: “Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju”.” (Junus, 41)

“E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave të tyre dhe thuaj: “Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbaj drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh e jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është përfundimi!” (Esh-Shura, 15)

Nëse i Lartësuari ka thënë:

“E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty. E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: “Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju”.” (Esh-Shu’ara, 215-216).

Me këtë e ka arsyetuar të Dërguarin e Vet nga veprat e mosbesimtarëve që gabojnë. Si të mos e arsyetojë dhe pastrojë nga mosbesimi i tyre, që është padëgjueshmëri edhe më e madhe dhe mëkat më i rëndë?”

Allahu e mëshiroftë Abdullah ibn Abbasin i cili mbi këtë sure ka thënë:

“Në Kur’an nuk ka asgjë më tepër që e tërbon Iblisin sesa sureja “El-Kafirun” (Pabesimtaërt), sepse me të dëshmohet të besuarit në Një Allah dhe mohohet politeizmi”.

El-Asme thotë që suret:

“Thuaj: “O ju mosbesimtarë...”

“Thuaj: “Ai është Allahu Një”

Janë quajtur edhe “El-mukshekshetani” (d.m.th. atyre që heqin dorë nga hipokrizia)”.

Marrë nga libri: "El-wela'u wel-bera'u fil Islam"
Autori i librit: Dr. Muhamed Se'id Salem El-Kahtani
Përgatiti: Kuds