Femra nen hijen e Islamit

Femra nen hijen e Islamit

 
 

 

Kur tregu i saj gumëzhin, ndërsa të vërtetat janë fshehur në mesin e pirgut të mendimeve dhe drejtimeve të ndryshme, janë shtuar në të shprehjet tingëlluese e që në shikimin e jashtëm duken si të mëshirshme por që brendësia e tyre është e ndyrë, shkatërruese dhe falimentuese.

Është mashtruar me këto shprehje kush është mashtruar dhe është shkatërruar nga pasimi i tyre kush është shkatërruar. Për këtë shkak është bërë obligim i pasuesve të së vërtetës që t’i këshillojnë njerëzit të ruhen prej tyre, si dhe të zbulojnë devijimin dhe mashtrimin e tyre, me qëllim që
mos të mashtrohet me to i hutuari apo të shkojë pas tyre injoranti.

E nga shprehjet zhurmuese, ulëritëse dhe vajtuese të cilat kanë mbushur botën dhe me të cilat janë sprovuar shumë nga njerëzit, e veçanërisht "gratë", është shprehja "Liria e Gruas", apo “Mbrotja e të drejtave të gruas”

Thirrësit e këtyre parrullave pretendojnë se gruaja nën hijen e Islamit është robëreshë në pranga nga të cilat duhet të lirohet, në mënyrë që të bëhet objekt reflektues në shoqëri, që ka mundësi të lërë gjurmë dhe të ndikojë në të gjitha sferat dhe organizatat.

Këta janë munduar që ta godasin gruan në fenë e saj, në besimin e saj dhe në parimet e saj. Për këtë ata janë bashkuar për thirrjen në:
1.
Daljen e gruas nga shtëpia e saj, dhe përfshirja e saj së bashku me meshkujt në vendin e punës.
2.
Veçimi dhe përzirja me burra pa ndonjë kufizim.
3. H
eqje të mbulesës krejtësisht.
4.
Të ecurit në hapat e gruas perëndimore.
5.
Asgjësimi i moralit të turpit dhe thyerja e pengesave mes dy gjinive.

Thirrje në shkollim të përzirë

Barazi të plotë mes gruas dhe burrit. Në fakt, me këtë kuptim të lirisë që shohin ata, nuk deshirojnë tjetër pos të kënaqen me gruan si dëshirojnë ata, dhe kjo duke qenë gruaja sa më pranë tyre; në zyrat e tyre, në fabrikat e tyre, në punishtet e tyre, në diskotekat e tyre, në rrugët e tyre, në çdo vend dëshirojnë ata. Për këtë ata marrin shembull gruan perëndimore e cila posedon të gjitha të drejtat –sipas mendimit të tyre-, në vendet e perëndimit, e cila u bë e lire në çdo pore të jetës e edhe në trupin e saj e pranon kë dëshiron dhe e ndalon kë dëshiron, e kjo është kulmi i lirisë tek ata!

Ah çfarë jete të lumtur jeton gruaja perëndimore nën hijen e këtij qytetërimi të devijuar e mashtrues!

A kjo është ajo që dëshirojnë thirrësit e lirisë –prishjes- së gruas në vendet tona?



Femra ka qenë e përbuzur, e shtypur dhe e nënçmuar në çdo anë të tokës. Edhe në vendet arabe para Islamit femra ka qenë nga gjërat e pavlera që nuk kishte të drejta, ndërsa kishte obligime të shumta. Ajo ishte robëreshë e burrit të saj dhe e fëmijve të burrit pas vdekjes së burrit. Burri kishte të drejtë t’i ndërpriste marrëdhëniet
me të, ta linte të varur (pa e divorcuar dhe pa iu afruar për marrëdhënie intime) dhe e bënte të burgosur të shtëpisë si çdo orendi tjetër e saj.


Femra ka vazhduar në këtë gjendje deri me lulëzimin e Islamit, me ardhjen e dritës dhe udhëzimit, drejtësisë dhe paanësisë. Zbriti Kurani mbi Muhamedin alejhi selam dhe e largoi padrejtësinë ndaj femrës, barazoi mes saj dhe burrit në shumë gjera dhe bëri dallim mes tyre në gjëra tjera. E nxorri femrën nga burgu i traditave dhe ligjeve tokësore në gjerësinë e parimeve Islame, si dhe nguliti bazat e përgjithshme të cilat e çrrënjosën skllavërimin e burrit mbi gruan, për t’i bërë ata dy anëtarë të së njëjtës organizatë, ku çdonjëri prej tyre plotëson shokun e tij, në një strukturë dashurie, harmonie dhe mëshire.


Me të vërtet femra në Islam ka zërin e saj që i dëgjohet, prezencë të qartë, të drejta legjitime të cilat i sigurojnë asaj nderin, pavarësinë dhe lirinë e saj në rrethoren e bazave legjitime Islame dhe moraleve të larta Islame.

 
Perktheu: Unejs Murati