Babi, mi jep 10 euro!!

Babi, mi jep 10 euro!!

 

Babi, mi jep 10 euro!

 

 Një njeri u kthye vonë prej pune, i lodhur, i irrituar, e djali i tij 5 vjeçar ishte duke e pritur te dera.
 


 

“Babi, a bën një pyetje?”


 

 


 

“Po, me siguri, çka të intereson?” ia ktheu ai.


 

 


 

“Babi, sa para i fiton për një orë punë.”


 

 


 

“Ajo nuk është puna jote! Pse të intereson diçka e tillë?” u përgjigj njeriu i nervozuar.


 

 


 

“Unë kam dëshirë ta di. Të lutem më trego, sa fiton për një orë punë?” ia ktheu djali i vogël.


 

 


 

“Nëse e ke patjetër ta dishë, unë fitoj 20 euro për orë.”


 

 


 

“Oh” u përgjigj djaloshi duke e ulur kokën. Pastaj ngriti kokën dhe tha: “Babi, mi jep 10 euro, të lutem!”


 

 


 

Babai u tërbua. “Nëse të intereson se sa para fitoj vetëm që të mundesh ti huazosh prej meje për të blerë ndonjë lodër qesharake apo ndonjë marrëzi tjetër, atëherë ik te dhoma yte dhe shtrihu në krevat. Mendo pak se pse je kaq egoist. Unë punoj orë të tëra çdo ditë dhe nuk kam kohë për lojëra fëmijërore.”


 

 


 

Djali i vogël shkoi te dhoma e vet dhe e mbylli derën. Babai u ul dhe filloi edhe më tepër të hidhërohet nga pyetjet e djalit të tij të vogël. Si guxoi të pyesë diçka të tillë vetëm për të përfituar para. Pas një ore, ai u qetësua, dhe filloi të mendoj se ndoshta kishte qenë shumë i ashpër me djalin e vet. Ndoshta ai me të vërtetë kishte diçka për të blerë me ato 10 eurot, dhe ai me të vërtetë nuk e kishte zakon të lypte para. Ai u ngrit dhe shkoi te dhoma e djalit të vet dhe e hapi derën.


 

 


 

“A je duke fjetur bir? Pyeti ai.


 

 


 

“Jo babi, unë jam zgjuar” u përgjigj djali.


 

 


 

“Kam menduar, ndoshta isha shumë i ashpër me ty më herët,” tha babai. “Ka qenë një ditë e gjatë dhe unë e nxora te ti nervozën time. Ja ku i ke 10 eurot që i kërkove.”


 

 


 

Djali u ngrit në këmbë i buzëqeshur. “Oh, të falenderoj baba” tha ai. Pastaj, e futi dorën nën jastëk dhe i nxori disa monedha.


 

 


 

Babai kur e pa se djali i tij paska patur para filloi të nevrikoset përsëri.


 

 


 

Djali i vogël i numëroi parat ngadal, pastaj e drejtoi shikimin kah ai.


 

 


 

“Pse kërkove para prej meje kur paske pasur?” gjëmoi babai.


 

 


 

“Sepse nuk kisha para të mjaftueshme, e tani kam”, u përgjigj djali i vogël. “Babi, tash i kam 20 euro… A mund ta blej një orë nga koha jote?..”


 

 


 

Marrë nga: I s l a m w a y


 

Përktheu: Omer Islami