8 Marsi, festa e nënës

 

8 Marsi, festa e nënës

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka paralajmëruar se ummetit i tij to t’i pasojë Jehudët, të Krishterët dhe Persianët.

Transmetohet nga Saidi r.a. se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Do t’i pasoni traditat e popujve para jush pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi edhe nëse ata hyjnë në birën e hardhucës do t’i ndiqni. I thamë: O i Dërguari i Allahut, Jehudët dhe Krishterët? Tha: E kush tjetër?” [transmeton Buhariu, 3269 dhe Muslimi, 2669]

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk do të ndodhë Kijameti përderisa umeti (populli) im do t’i pasojë shekujt para tij pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi. I është thënë: O i Dërguari i Allahut: Persianët dhe Romakët? Tha: E kush tjetër përveç atyre?” [transmeton Buhariu, 6888]

Këtë ummet e ka kapluar injoranca dhe risitë (bidatet) nga popujt e mëparshëm si Jehudët, Krishterët, Persianët, Romakët. I pasuan ata në besimet e tyre, drejtimet, moralin dhe metodat e tyre. Mirëpo, ajo që na intereson neve tash është që t’ia tërheqim vërejtjen ndaj festës së 8 Marsit, e njohur si “Festa e nënës”. Ua tërheqim vërejtën se kjo nuk duhet pasuar e as që duhet bashkangjitur me ata që e festojnë këtë, e t’i përgjasin njeri-tjetrit. Pra, këto ditë i kanë shpikur Jehudët për “nderim” sipas pretendimit dhe supozimit të tyre ndaj nënës, saqë është bërë kjo ditë e madhe aq sa njerëzit vizitojnë njëri-tjetrini, i dërgojnë njëri-tjetrit dhurata e letra modeste. E kur mbaron kjo ditë kthehen çështjet dhe rrespekti ashtu siç ishte më herët: padrejtësia mes tyre, mos vizita mes vete, etj.

Çudi është me muslimanët që të ndjejnë nevojë për një gjë sikur kjo përngjarje dhe festë kur dihet se Allahu e ka obliguar mirësinë dhe rrespektimin ndaj nënës dhe e ka ndaluar padrejtësinë ndaj saj. E për këtë rrespekt drjetuar prindërve hapi shpërblime të mëdha.

Sa festa ka në Islam?

Muslimani do të ballafaqohet në këto ditë më shumë festa në mesin e tyre, si psh: Festa e Punëtorëve, Festa e mësuesit, Festa e Nënës, etj. Por, të gjitha këto janë pasim i Jehudëve, dhe të Krishterëve. Këto festa nuk kanë bazë në fenë e pastërt islame. Në Islam dihet se ekzistojnë vetëm dy festa: Festa e Fitër dhe Kurban Bajramit.

Transmetohet nga Enes bin Maliku [radijallahu anhu] të ketë thënë: Kanë qenë në kohën e injorancës (paraislame) dy ditë që luanim në to. E kur erdhi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në Medine tha: “Kanë qenë tek ju dy ditë që luanit në to e Allahu ua ka zëvendësuar këto dy ditë me dy më të mira se ato: Ditën e Fitër Bajramit dhe Ditën e Kurban Bajramit.” [transmeton Ebu Davudi 1134 dhe Nesaiu 1556, hadithin e ka bërë Sahih Shejh Albani]

Mirësia ndaj nënës

All-llahu xh.sh.thotë: “Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.“ [En-nisa 36]

Allahu xh.sh thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese)!” [El-Israë, 23]

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se ka thënë: Erdhi një njeri tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, kush e meriton më së shumti shoqërimin (shërbimin)? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem]: Babai yt [transmeton Buhariu 5626 dhe Muslimi 2548]

Thotë El-Hafidh bin Haxher se Ibën Bettali ka thënë: Është e natyrshme që të jenë për nënën tre shëmbuj që nuk janë për babain. Kjo për shkak të vështërisë së nënës gjatë shtatzënisë, lindjes së fëmiut dhe dhënjes gji. Në këto tri gjëra veçohet nëna dhe ndien vështirësi e pastaj babai e shoqëron atë në edukim.

Argument për këtë është fjala e Allahut xh.sh. ku thotë:
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë është kthimi juaj.” [Llukman, 14]

Zoti, prindërit e parazoi në edukim. Mirëpo, nënën e ka veçuar me tri gjëra. Thotë Kurtubiu: Qëllimi është që nëna e meriton prej fëmijës së saj rrespektin më të madh dhe ka përparësi në rrepekt ndaj babait.

Thotë Ajjadi: Shumica e dijtarëve janë të mendimit se nëna e meriton mbikqyrjen më të madhe se sa babai. Është thënë se mirësia ndaj atyre dyve është e njejtë por mendimi i parë është më i saktë. [Fethul Barij, 10/ 402]

Sheriati Islam ka urdhëruar për rrespektimin dhe vizitën e nënës edhe nëse është e krishtere.

Transmetohet nga Esma bija e Ebu Bekrit [radijallahu anha] se ka thënë: Në kohën e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem], nëna ime më mori e ajo ishte e krishtere. E pyeta Pejgamberin [salallahu aleji ve sel-lem] për këtë duke i thënë: O i Dërguari i Allahut, nëna ime më ka marrë dhe ajo nuk është në pajtim me mua, a e vizitoj atë? Tha Pejgamberi [salallahu aleji ve sel-lem]: “Po, vizitoe nënën tënde!” [transmeton Buhariu, 2477]

Pozita e nënës në vendet laike-joislame

Të vështrosh gjendjen e familjes në përgjithësi e në veçanti të nënës në shoqërin laike-joislame dëgjon dhe lexon gjëra të çuditshme.

Tregojnë disa vizitues që ishin në ato vende se mund të gjeshë në tregje apo rrugë duke ecur nënën me të birin, a po me të bijën e saj apo babain me birin apo bijën e tij. E asnjëherë të gjeshë familje të kompletuar, e cila del nëpër tregje apo në ç’farëdo shëtitëje qoftë.

Trgohet gjithashtu se nëse nëna apo babai e arrin moshën e pleqërisë i vendosin ata në shtëpinë e pleqëve dhe pensionistëve.

Disa muslimanë i kanë vizituar këto shtëpi dhe vende dhe i kanë pyetur disa prej tyre për sigurinë e tyre. Të gjithë janë përgjigjur dhe kanë thënë: “Kjo për ne është vdekje!”

Pra, kjo nuk është për diçka tjetër përveç se ata janë pesimizuar dhe mërzitur nga kjo jetë e zymtë në kohën kur kanë nevojë më së shumti për mbikqyerje dhe ndihmë.
Mendimet e dijetarëve rreth Festës së 8 Marsit

Si rrezultat i pasimit të pabesimtarëve në adhurimet e tyre është edhe rivali-shirku, s.psh.; Ndërtimi mbi varreza etj.

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “I ka mallkuar All-llahu [subhanehu ve te’ala] Jehudët dhe të Krishterët për arsye se i kanë shndërruar varret e Pejgamberëve të tyre në xhami.”

Gjithashtu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na ka lajmëruar se nëse vdiste ndojnë person i mirë tek ta, ndërtonin mbi varrin e tij xhami dhe vendosnin mbi te fotografi.

Ekzistojnë argumente të qarta se kjo vepër është nga shirku i madh, sepse është teprim në varreza. Është e njohur tek të gjithë se shkaku i ndalimit të saj është për t’u anuar nga pasimi i Jehudëve dhe të Krishterëve.

Gjithashtu pasimi i tyre në festat që në to ka shirk dhe bidate, si: festa e ditëlindjes së Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], festat e ditëlindjeve të kryetarëve dhe mbretërve të tyre. E ndodhë që këto rivale të emërtohen me ditë apo javë si: “Dita e atdhetarisë”, “Dita e Nënës”, “Dita e mësuesit”, etj.

Të gjitha këto festa, edhe nëse janë prezente tek muslimanët, janë të trashëguara nga pabesimtarët. Nuk ka në Islam tjetër festë përpos Festës së Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Pra, përveç këtyre dyjave të gjitha festat tjera janë bidate dhe përngjasim me pabesimtarët. Prandaj, obligohen muslimanët që të kenë kujdesë në këtë e të mos mashtrohen me ata njerëz, të cilët i përkasin Islamit por e injorojnë realitetin e tij dhe binë në këto vepra nga injoranca dhe padituria. Apo ndoshta nuk e injorojnë realitetin e Islamit por i veprojnë këto gjëra qëllimisht. Pra, në këtë rast mëkati është më i madh.

"Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut dhe në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun." [El-Ahzabë, 21]

Salih bin Fevzan El-Fevzan