Ngritja e flamujve të Shqipërisë e Kroacisë - manifestimi i fundit i zgjerimit të NATO-s

08/04/2009 07:43

 

Me tingujt e himnit shqiptar në shtizën e parë në oborrin e selisë së NATO-s, u ngrit flamuri kuq e zi, duke shënuar kështu edhe në mënyrë simbolike anëtarësimin e plotë të Republikës së Shqipërisë në aleancën veriatlantike. Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha gjatë ceremonisë se kjo ditë është më e lavdishmja pas shpalljes së pavarësisë.

Me hyrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë, NATO-ja numëron 28 anëtarë. E themeluar 6 dekada më parë, aleanca kishte në familje 12 vende ndërkohë që zgjerimi i NATO-s gjatë kësaj periudhe u zhvillua në 6 raunde.