LE TË GËZOHEMI ME RASTIN E FESTËS SË BAJRAMIT!

24/11/2009 16:32

 

Selman bin Fehd el-Avde (Përktheu Ammar Ardit Kraja)   

 

Përshëndetje për Bajramin e Bekuar që po afron. Allahu u garantoftë të gjithë muslimanëve një Bajram të gëzueshëm! Kjo është ashtu siç duhet të jetë. Allahu ka thënë: “Thuaj: Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus, 58).

Bajrami është rasti i përzemërsisë, faljes dhe rinovimit të vëllazërimit. Është një kohë për të gjithë ata, të cilët besojnë që nuk ka zot tjetër përveç Allahut, për të punuar së bashku në të mira dhe në devotshmëri dhe ta urdhërojmë njëri tjetrin tek e vërteta dhe durimi. Është kohë për t’u zhveshur nga gabimet. Askush nuk mund ta përjetojë gëzimin e Bajramit, ndërsa zemra e tij është e konsumuar nga urrejtja, dhe jeta  e tij është e mbushur me mashtrime e dëshira të kota.

Ne duhet të shikojmë përpara, për një të nesërme më të mirë dhe për të ngritur optimizmin tonë, sepse sa e tmerrshme është jeta pa shpresa dhe ëndrra.

Poeti klasik Ebu Tajib el-Mutanabbi filloi një traditë fatkeqe kur ai shkroi versetet pesimiste të mëposhtme rreth Bajramit:

 

O Bajram, shiko tek gjendja jonë në të cilën na gjen pas ardhjes tënde!

A po na sjell diçka të shkuar apo ke ardhur me diçka të re? 

Për sa i përket të dashurve tanë, ata të gjithë kanë shkuar shumë më përpara;

Nëse vetëm ti o bajram mund të ishe i njëjtë me atë shumë të largëtin.

 

Që atëherë, kur këto versete janë shkruar është bërë një traditë e poetëve për t’u ankuar dhe për të vajtuar ardhjen e Festës së Bajramit, madje edhe nëse vetëm nga dëshpërimi i vetë problemeve të tyre personale.

Çfarë do t’i ndodhte botës muslimane nëse çdo njëri të kishte adoptuar këtë zakon rreth Bajramit?

Le të shikojmë tek një poemë tjetër, kjo është shkruar nga el-Amiri, të cilin shumë nga ne e kemi memorizuar gjatë ditëve të shkollave tona:


Çfarë është Bajrami, ndërsa Jerusalemi (Kudsi) është në pranga,
Dhe Hebroni është në dhimbje dhe njerëzit e tij janë përzënë?
Të qarat e fuqishme të xhamisë el-Aksa kalojnë të padëgjuara,
Në gjakderdhjen dhe terrorin e vazhdueshëm,
Refugjatët nuk kanë me se të prishin agjërimin e tyre,
Gëzimi i tyre është i konsumuar nga frika dhe pasiguria.
O zoti im,shkatërroji të prishurit dhe sjelli atyre shkatërrim,

Na sjell neve fitore dhe mbështetje kështu që Bajrami ynë të jetë i vërtetë.

 

Të tilla poema qarkullojnë shpesh në ditët tona. Tema është vazhdimisht duke u sjellë nëpër shtëpia që nuk ka gëzim me rastin e Bajramit pa pasur mbështetjen tonë kundër armiqve tanë.

Të arriturit e ëndrrave dhe aspiratave tona pa dyshim janë një shkak për gëzim, por nuk është i njëjti si gëzimi që ne përjetojmë me rastin e Bajramit. Allahu më diturinë dhe urtësinë e Tij infinite ishte shumë i vetëdijshëm se muslimanët do të kalonin përmes etapave të ndryshme në historinë e tyre. Ai e dinte që ata do të ankoheshin dhe do të neglizhonin që ata do të qëndronin me nostalgjinë e arritjeve të së kaluarës dhe të arratisen nga detyrat e tyre. Ai e dinte se ata do të vuanin nga kriza dhe mjerime. Megjithatë ai vendosi që ata duhet të gëzohen me rastin e Bajramit dhe të japin falënderime për shkak se ata e kanë kompletuar muajin e tyre të agjërimit. Është ashtu sikur Allahu thotë: “Të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi, dhe që të falënderoni.” (Bekare, 185).

I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka ndaluar muslimanët për të imituar çifutët, kristianët dhe paganët në festat e tyre. Ai nuk veproi kështu për t'i lënë muslimanët pa asnjë festë të tyren. Ai veproi kështu për t'i dhënë një dallim me dy Bajrame që janë të lidhur njëherësh me adhurimin e tyre. Së pari Fitër Bajrami vjen në fund të muajit të agjërimit dhe së dyti Bajrami i el-Ad’ha-s (Kurbanit) vjen në kohën e haxhit.

Nuk ka pikë dyshimi që muslimanët kanë marrë pjesë në këto dy Bajrame, madje edhe gjatë kohërave të vështira e të rënda. Ata do të japin në bamirësi dhe do të mbështesin të varfrit dhe nevojtarët dhe të gëzoheshin në kënaqësi të lejueshme që nuk i kishin kryer në asnjë kohë tjetër të vitit.

Njerëzit kanë një tendencë natyrale që mërziten kur një gjë që thuhet pa pushim madje edhe kur kuptimi i asaj që thuhet mund të jetë korrekt. Shpata më e mprehtë mund të topitet. Nuk ka asgjë të keqe nëse ne bëjmë një pushim nga të ankuarit tonë dhe vuajtjes  kështu që zemrat tona të mund të marrin një shije të vogël nga gëzimi që vjen nga e vërteta dhe udhëzimi që ne kemi si muslimanë.

Ka edhe një kuptim tjetër që ne mund të mësojmë këtu që asgjë në jetë nuk është e përhershme. Çdo gjë është në duart e Allahut. Ai i drejton të gjitha punët. Poshtërimi dhe ithtësia që e ka pllakosur botën muslimane sot nesër ose më vonë do të vijë drejt fundit. Historia na tregon se nuk ka asnjë komb pa një fund. Kombet ngrihen dhe bien. Ata fuqizohen dhe bëhen të dobët. Nuk ka asnjë arsye për ne që të mendojmë se mundësive tona i ka ardhur fundi. Nuk ka asnjë arsye për botën muslimane për t’u dëshpëruar dhe për të humbur shpresën.

Ne i afrohemi Bajramit këtë vit me Amerikën që i sulmon muslimanët me aventurat e saja ushtarake, duke i inkurajuar aleatët e tyre të bashkohen me të për të goditur muslimanët në shumë vende të botës. Është duke gërvishtur mbi historinë e Islamit dhe kulturën e tij, duke i përbuzur shoqëritë muslimane dhe duke ndërhyrë në çdo aspekt të jetëve tona.

E kam parë ithtësinë dhe dhimbjen në fytyrat e shumë njerëzve që unë kam takuar dhe unë e kam dëgjuar herë pas here se çfarë ata kanë për të thënë. Pa dyshim ky bashkim i ndjenjave është një paraqitje e ndershme e betimit tonë për fenë tonë dhe vetëdijes tonë për vuajtjet e vëllezërve tanë muslimanë.

Megjithatë, të ndryshuarit e dispozitave për të lejuar pak të qeshura dhe pafajësi rinore mund të jetë shumë mirë ajo për të cilën ne kemi nevojë për të rifreskuar vetët tona dhe për të na dhënë guximin për të forcuar përkushtimin tonë dhe veprojmë mbi shqetësimet tona.

Ishte urtësia e Allahut që Ai i urdhëroi muslimanët të flenë në qetësi kur ata u rrethuan nga frika dhe ankthi dhe u mundën në Luftën e Uhudit. Nxori gjembin jashtë nga rrethanat e tyre të tmerrshme dhe vendosi qetësi në emocionet e tyre dhe vendosi siguri tek besimi i tyre.

Bajrami është pjesë e caktimit hyjnor të zbritur për muslimanët. Lidh të kaluarën e tyre me të tashmen. Bashkon të afërmit dhe të huajt. Forcon identitetin tonë me besimin tonë, i cili është çelësi i suksesit tonë.

Rrethanat tona të tashme nuk duhet të na bëjnë të harrojmë që ky është ende Bajram. Ne nuk duhet ta kthejmë në ditë vajtimi. Përkundër poetëve ne duhet të gëzohemi në Bajram. Kjo është tradita e pejgamberëve. Ne mund të marrim shpresë nga një rreze e vogël drite që ne mund ta shohim përpara nesh. Ne mund të shohim atë në rezistencën e palestinezëve dhe tek ata që punojnë pa pushim për reformë dhe zhvillim dhe vazhdimësi jete.

Allahu e begatoftë këtë Bajram!
Paqja e Allahut qoftë mbi ju!