Hutbeja lamtumirese

22/04/2009 16:22

 Kjo Ligjëratë (hytbe) e Muhammedit a.s. është mbajtur Në vitin e 10 të Hixhretit, pas kryerjes së haxhit të fundit të Profetit a.s.

0 Njerëz! D ë gjoni, çfarë do t'ju them, sepse nuk e di nëse do t'ju takoj në këtë vend pas këtij viti

0 njerëz Kini frikë Zotin dhe respektojeni At& Bëhuni të njerezishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve Kjo është data e flijimeve në emër t ë All-Ilahut. Me të Vërtetë gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç ëshë e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.

Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë at që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut. Ju o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do ti ktheheni All-Ilahut të Amshueshëm dhe at do t'ju marrë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.

0 besimdrejte! Ta dini, ta mbani mend dhe të jeni të bindur se përfundoi koha e mosdijes dhe traditave të këqija që i sollën fatkeqësi të shumta gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit nëpër të cilën duhet të shkoni. Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla që rrjedhin nga koha para Islamit, anullohen. Akuza e parë e këtillë që anullohet është gjakmarja e xhaxhait tim Amir b. Rebi'b. Harith b. Abdulmuttalibit, të cilin pa kurrfarë faji e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.

Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarësi duhet ta marrë vetëm atë që vërtet ia ka. huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka, pasur mjaft borxhlinj. 0 besimdrejte Duhet t'ua falni kamatat borxhlinjve. Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregti dhe punë të ndershme. Nëse nuk e bëni këtë duhet ta dini se do t'i zemeroni thellë All-Ilahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi duhet t'ia vazhdoni afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që t'ia falni borxhin, kjo do të ishte edhe me mire per ju.

0 besimdrejë 0 njerez! Frikësojuni asaj dite që me siguri do të vijë, kur të gjithe do të paraqiteni para All-Ilahut, Gjykatesit të Vetem Suprem. Kur ju pret drejtësia absolute. Kur të zotoheni se një borxh do ta paguani me kohe dhe kur ta lidhni marrëveshjen, të gjitha këto bëni me shkrim, dhe me besnikëri theksoni afatin e pagimit. 0 të vdekshëm! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e të tërë materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve u zhvillua gjinia njerëzore. Kini frikë nga All-llahu, në ndihmën, prehjen dhe meshirën e të Cilit të gjithë jemi të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm dhe në çdo cast jemi gjithnjë e me afer vdekjes dhe takimit me të me All-Ilahun e Amshueshëm, me Gjykuesin e Drejte.

Shprehni respektin e duhur ndaj farefisit. Me përgjegjësi të thellë përmbushni detyrat dhe obligimet që egzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmija e fiton xhenetin nën këmbët e nënës së tij. Ruajuni nga prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkate të rënda ndërkaq xhelozia mund të shkaktoj prishjen e bashkeshortësisë. Martohuni me auto që i doni. E kur vullneti i Zotit tju bashkojë, Where respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vertete.

0 bashkëshortë, silluni ndaj grave tuaja me shume mirësi dhe dashuri. 0 besimdrejtë! Largohuni nga ngateresat dhe përgojimet. Ata që shpifin per grate e ndershme, le të jenë të mallkuar në të dy botët. Ata që i akuzojnë grate e ndershme per tradhti në martese ose per amoralitet, ndërkaq që nuk mund për këtë t'i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje, dhe asnjëherë në të ardhmen në asgjë mos u besoni, sepse ata janë njerëz të këqinj

Nëse mendoni se ndaj grave tuaja më nuk e ndjeni dashurinë e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirë. Ndoshta -Allahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugën e fatit të ri të madh, me të cilën dëshiron tju përgëzoje. Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, meqë prej të gjitha gjërave që All-Ilahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Gratë tuaja u janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektojeni, o besimdrejtë, atë amanet të Zotit.

0 njerëz Sot djalli i mallkuar është I dëshpëruar, sepse ka pësuar humbje dhe më nuk mund të ndikoje në ju. Por ju megjithatë gjithnjë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju vë në lajthitje as për gjërat më të vogla.

0 besimdrejtë! Kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet veti trashëgiminë, bëhuni te drejtë dhe përmbajuni librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e bonjakëve, të paaftëve dhe te sëmurëve mendore. Zoti çdonjërit ia ka dhënë te drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë që trashëgimtarëve t'u lihet testament; ndërsa si testament nuk mund të lihet më tepër se një e treta (1/3) e pasurisë. Fëmija i takon atij, në shtratin e të cilit është i lindur. Kush pohon se i takon tjetërkujt përvec prindit, atë do ta arrijë mallkimi i Zotit. Nuk i lejohet gruas që të japë dicka nga pasuria e burrit të saj pa lejen e tij. Borxhi duhet paguar ndërsa send i huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet të kthehet me dhuratë. Kush hyn dorëzane për dikënd, obligohet edhe me përgjegjësi për dorëzani Me robërit dhe shërbëtorit silluni në mënyrë njerëzore. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t'u bëni keq, as t'i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbëtore të Zotit.

0 besimdrejtë! Ta dini dhe të mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj joarabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përvec me devotshmëri. të gjithë jeni pasardhësit e Adamit, ndërsa Adami është prej dheut.

0 muslimanë! Duhet të kujdeseni, të duheni dhe të ndihmoheni ndërmjet vetvetes. Nuk guxoni ta ofendoni njëritjetrin, e as ti merrni me dhunë njëritjetrit diçka Këto janë mëkate të rënda. Merreni vetëm ate që me vetëdëshire ju jepet. Respektoni pacenueshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit. Në punën tuaj Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jenë mbi ju dhe interesin tuaj personal.

Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islamin jepni prej vetes githçka që mundeni. Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bëni dhunë. Mos harroni se mëshira është një ndër bazat kryesore të Islamit.

0 njerëz! Dëgjoni c'ka po ju . them dhe mbajeni mend mirë. Unë po Jua 1ë librin e Zotit - Kur'anin - të cilit nëse i përmbaheni gjithnjë do tju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejt, rrugën e drejtësise dhe së vërtetës Kur'ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e All-Ilahut, fjalë e tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka kurrfarë dyshimi. Para vetes e keni (synetin) tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithcka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e All-Ilahut. Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t'i përmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim

0 besimdrejtë! Thuajeni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë le të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni nga All-Ilahu! Ai e sheh punën tuaj.

0 njerëz! I dëgjuat porositë e mia, futini në zemrat tuaja e në jetën tuaj. të gjithë ata që i kanë dëgjuar këto fjalë të mia, le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mund të ketë aisish që i kuptojnë këto këshilla më mirë se vetë dëgjuesit

(Pas një pauze të shkurtër i Dërguari I Zotit me një zë më të butë ka thënë "A e p ë rcolla mesazhin e Allahut tek ju,o njerez?"

"0 i Dërguari i Zotit! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe- neve nake komunikuar ç'ka të ka urdhëruar Zoti", u pergjigjën më se 100 000 haxhinjte e pranishëm. (Atëherë Muhammedi a.s. me zë solemn tha 0 Zoti im, dëshmo (në këtë)! Të njëjtën ditë Zoti i Lavdishëm e shpalli edhe ajetin e fundit të Kur'anit): "Sot persosa per Ju fenë tuaj, plotësova ndaj Jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe". (Sure Maide, 3).