Deri tash arrin në 260 numri i viktimave nga tërmeti në Itali

08/04/2009 07:29

Arrin në 260 numri i viktimave në Itali nga tërmeti vdekjeprurës që goditi një ditë më parë zon$ën qendrore të këtij shteti. 
Këto shifra i ka dhënë vetë kryeministri italian Silvio Berluskoni, i cili vizitoi zonat e shkatërruara nga tërmeti në Abruzo. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kthehen në shtëpitë e tyre pasi që ato ende janë të rrezikuara.