Rregullat para dhe pas udhetimit!

Rregullat para dhe pas udhetimit!

 

Rregullat para dhe pas udhetimit!



A)Rregullat të cilat duhet t'i praktikojmë para udhëtimit:



1. Të fal namazin e Istihares, e ai është namaz i cili përbëhet prej dy reqateve e pas këtyre dy reqateve bën dua me duanë e Istihares. Transmetohet prej Xhabirit r.a. i cili ka thënë: “Resulull-llahu a.s. na e mësonte Istiharen për çdo çështje sikur që na e mësonte ndonjë sure të Kur'anit. Ai thoshte: “Kur ndokush prej jush ka ndonjë çështje me rëndësi le të falë dy reqate, veçmas prej farseve, e pastaj le të thotë: ALL-LLAHUME INNI ESTEHIRUKE BI ILMIKE VE ESTEKDIRUKE BI KUDRETIKE VE ESELUKE MIN FADLIKEL-ADHIM FE INNEKE TAKDIRU VE LA EKDIR VE TA'LEMU VE LA A'LEM VE ENTE AL-LAMUL-GUJUB ALL-LLAHUME IN KUNTE TA'LEMU EN-NE HADHEL EMRE HAJRUN LI FI DINI VE MEAASHI VE AKIBETI EMRI FEKDIRHU LI VE JES-SIRHU LI THUM-ME BARIK LI FIHI. VE IN KUNTE TA'LEMU EN-NE HADHEL EMRE SHER-RUN LI FI DINI VE MEASHI VE AAKIBETI EMRI FESRIFHU AN-NI VASRIFNI ANHU VAKDIR LIJELHAJRE HAJTHU KANE THUM-ME-RDINI BIHI. (All-llahu im, unë kërkoj të mirën prej Teje me diturinë Tënde, kërkoj që të gjykosh Ti me fuqinë Tënde, kërkoj prej mirësisë Tënde madhështore se me të vërtetë Ti mundesh e unë nuk mundem, Ti e din e unë nuk e di, se Ti je i Dishmi i gjërave të fshehta. O All-llahu im, nëse e din se kjo çështje është e mirë për mua, për dinin tim, jetën dhe ardhmërinë time, ma bëjë mua atë të mundur, ma lehtëso atë mua dhe bëje të bereqetshme atë për mua, e nëse e din se kjo çështje është e keqe për mua, për dinin tim, jetën dhe ardhmërinë time, largoje atë prej meje e më largo mua prej saj. E ma bëjë të mundur mua të mirën kudo qoftë e pastaj më bën të kënaqur), e kur të bëjë dua le ta përmend çështjen e tij. (Transmeton Buhariu).



2. Të pendohet te All-llahu i Lartësuar për çdo mëkat që e ka bërë dhe të kërkojë falje për te, sepse njeriu nuk e din se çka gjendet pas udhëtimit të tij në përcaktimin e All-llahut, për këtë arsye duhet t'i kthejë ato që i ka bërë me të padrejt, le t'i paguaj borxhet; le t'ia paguaj shpenzimet atij të cilit duhet paguar; le të kërkojë falje mes tij dhe atij me të cilin ka ndonjë problem apo mosmarrëveshje, të shkruaj porosi dhe le ta vërtetojë atë; le t'i len familjes së vet të holla të cilat i duhen për harxhime e mos të merr për ushqim apo përgatitje për udhëtimin e tij përpos asaj që është hallall.



3. Të udhëtojë vet i treti ose më tepër duke u bazuar në hadithin: “Një udhëtar është shejtan, dy udhëtarë janë shejtana, tre udhëtarë janë udhëtarë”. (Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ebu Davudi).


4. Le të zgjedh shokë të mirë për udhëtim. Ata të cilët i ndihmojnë atij në fenë e tij, e përkujtojnë atë kur harron, i ndihmojnë kur e përkujtojnë dhe e mësojnë atë kur gabon.


5. Të zgjedhin emirin (udhëheqës) i cili do t'i udhëheq gjatë udhëtimit sipas hadithit të cilin e transmeton Ebu Hurejre r.a. “Resulull-llahu s.a.v.s. ka thënë: Kur të jenë tre veta në udhëtim, le t'i udhëheqë njëri prej tyre”. (Transmeton Buhariu), e për emir le të zgjedhin atë i cili është më i moralshmi prej tyre, më i shoqërueshmi dhe ai i cili u jep përparësi të tjerëve dhe kërkon pëlqimin e tyre.


6. Të niset për në udhëtim ditën e enjte dhe atë sa më herët, sipas hadithit të cilin e transmeton Ki'ab bin Maliku r.a. “Se Pejgamberi a.s. doli për në luftën e Tebukut ditën e enjte dhe dëshironte të udhëtonte ditën e enjte”. E sipas një transmetimi tjetër: “Rrallë herë Resulull-llahu s.a.v.s. udhëtonte jashta ditës së enjte, pra kur nisej në udhëtim nisej ditën e enjte”.


Ndërsa sa i përket nisjes herët në mëngjes kemi hadithin: “O All-llah, bekoje ummetin tim kur e nisin (një punë) herët”. Me fjalën “herët” kemi për qëllim mëngjesin ose fillimin e ditës, e po ashtu është e preferueshme (mustehab) të udhëtohet në muzg. Qëllimi është të udhëtohet në fillim të natës. Thuhet se është mirë që nata të shfrytëzohet e tëra për udhëtim sipas hadithit: “Udhëtimin fillone me muzg se toka lehtësohet natën”. (Transmeton Ebu Davudi).


7. Përshëndetja me anëtarët e familjes dhe shoqërinë. Pejgamberi s.a.v.s. sa herë që nisej në udhëtim i përshëndette shokët e tij duke u thënë: “All-llahun ua lë në përkujdes për fenë, amanetin dhe kryet e punëve t'ua. E domethënia e thënies “All-llahun ua la në përkujdes për fenë tuaj, lus All-llahun ta mbrojë fenë tuaj, e qëllimi i fjalëve” amanetin..., është familja dhe ata që i len pas vetes, malli i tij të cilin ia dorëzon për ta ruajtur besniku (zëvendësi) i tij dhe ata që kanë të njëjtin trajtim. E domethënia e fjalëve “kryet e punës”, ka për qëllim që punët e tij të venë me një përfundim të suksesshëm sepse çdo gjë e ka përfundimin dhe kthimin në ahiret. Andaj çdo gjë që lihet mangut në dynja (me anë të lutjes) plotësohet në ahiret me të mira.


B)Rregullat të cilat duhet t'i praktikojmë gjatë udhëtimit



1. Pasi që t'i hipim mjetit për udhëtim, duhet të bëjmë duanë e udhëtimit, siç e kishte zakon Resulull-llahu s.a.v.s. kur nisej në rrugë. Pasi që drejtohej mbi kafshën e tij, thoshte tri herë ALL-LLAHU EKBER, e pastaj lexonte duanë: SUBHANEL-LEDHI SEHHARE LENA HADHA VEMA KUN-NA LEHU MUKRININ VE INNA ILA RAB-BINA-LEMUNKAL-IBUN. ALL-LLAHUME INNA NESELUKE FI SEFERINA HADHA EL BIR-RE VET TA KVA VE MINEL AMELI MA TERDA. ALL-LLAHUM-ME HEV-VIN ALEJNA SEFERENA HADHA VATVI AN-NA BU'DEH, ALL-LLAHUM-ME ENTES-SAHIBU FIS-SEFER VEL HALIFETU FIL EHL. ALL-LLAHUMME INNI EUDHU BIKE MIN VA'THAISSEFER VE KEABETIL MANDHAR VE SUIL MUNKALIBI FIL MALI VEL EHL.(O All-llahu i Madhërueshëm, në udhëtimin tonë na jep mirësi dhe devotshmëri dhe punë me të cilat Ti je i kënaqur. O All-llah, na e lehtëso udhëtimin tonë e na e bëjë të rehatshme rrugën. Ti je shoqëruesi më i mirë në udhëtimin tonë dhe mbrojtës i familjes sonë. O All-llahu im, me të vërtetë unë kërkoj që të më mbrosh nga vështirësitë, nga pakënaqësia e udhëtimit, nga shikimet qëllimkëqija dhe nga telashet në mall dhe në familje. (Transmeton Muslimi)


2. Të shqiptuarit e tekbirit dhe të tesbihit, sipas hadithit të cilin e transmeton Xhabir bin Abdullahu radijall-llahu anhuma: “Kur të hipni kodrës, thuani ALL-LLAHU EKBER e kur të zbritni, thuani: SUBHANALL-LLAH. (Transmeton Buhariu).


3. Të bërit dua gjatë udhëtimit sipas hadithit të Pejgamberit alejhis-selam: “Tri dua janë të pranuara: Duaja e atij që i është bërë e padrejtë; duaja e musafirit (udhëtarit) dhe duaja e prindit për fëmijën e tij”. (Transmeton Buhariu).


3. Të argëtuarit dhe të kënduarit gjatë udhëtimit, sipas hadithit të Seleme bin El Ekvait r.a. i cili ka thënë: “U nisëm me Resulull-llahun sal-lall-llahu alejhi ve sel-llem për në Hajber. Duke udhëtuar natën, njëri prej nesh i tha Amir bin El Ekvait: A nuk po na reciton ndonjë nga poezitë t'ua?, ngaqë Amiri ishte i njohur si poet. Atëherë ai zbriti para masës dhe filloi të recitoj: “O All-llah, pa Ty nuk do të ishim të udhëzuar, nuk do të kishim dhënë lëmoshë, e as nuk do të ishim falur...” Pejgamberi alejhis-selam pyeti: “Kush është ky që po ju prinë (me këto kaside)”? Ata thanë: “Amir bin El Ekval”. Atëherë ai shtoi: “All-llahu e mëshiroftë”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).


8. Të pushuarit gjatë udhëtimit, ngase kjo është mirësjellje dhe përkujdes ndaj kafshës (ose çdo mjeti bartës). Gjumi dhe pushimi duhet të bëhen me kujdes në vendet në të cilat duhet të pushohet gjatë rrugës, e sidomos natën, sepse në tokë ka insekte dhe gjallesa helmuese, ndërsa egërsirat gjatë natës ecin lirisht duke kërkuar ushqim ose hedhurinat që kanë mbetur prej udhëtarëve nga ushqimi. Andaj nëse udhëtari bëhet tejet komod gjatë rrugës, mund të ndodhë që pranë tij të kalojë ndonjë insekt apo gjallesë tjetër dhe ta shqetëson ate. Mu për këtë arsye, është e preferueshme që t'i shmanget pushimit rrugëve (në natyrë të hapur).


C) Disa rregulla pas udhëtimit:


1. Kur të kthehet prej udhëtimit le ta thotë duanë e udhëtimit (të cilën e cekëm më parë), duke ia shtuar edhe këto fjalë: AIBUNE TAIBINE ABIDUN, LI RABBINA HAMIDUN. (U kthyem me pendim dhe përkushtim duke i falënderuar Zotit tonë).


E kur të afrohet te luginat ose kodrat e para të vendlindjes, le të thotë tri herë “All-llahu akber” e pastaj le të vazhdojë: LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VAHDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL MULKU VE LEHUL HAMDU, VE HUVE ALA KUL-LI SHEJ'IN KADIR, AIBUNE TAIBUNA ABIDUNE SAXHIDUN, LI RABBINE HAMIDUN, SADEKALL-LLAHU VA'DAH, VE NESARE ABDEH, VE HEZEMEL AHZABE VAHDEH. (Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, i vetëm është dhe i pashoq. Atij i takon sundimi dhe Atij i takon falënderimi, e Ai për çdo gjë është i mundshëm. U kthyem me pendim, përulshmëri dhe përkushtim, duke i falënderuar Zotit tonë. All-llahu garantoi premtimin e Tij, i ndihmoi robit të Tij dhe i mposhti aleatët (mosbesimtarët e bashkuar) pa ndihmën e askujt).” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).


Eshtë e pëlqyer (mustehab) të përsëritet (të thuhet shpesh) kjo dua: AIBUNE TAIBUNE ABIDUN, LI RABBINA HAMIDUN. (U kthyem me pendim dhe përkushtim duke i bërë Zotit tonë falënderim), duke u bazuar në fjalët e Enesit r.a. i cili ka thënë: “Pejgamberi alejhis-selam derisa kemi hyrë në qytet nuk ka pushuar duke e thënë këtë lutje”. (Transmeton Muslimi).


2. Prej rregullave islame është që familja të lajmërohet para se të arrijë personi në vendin e tij, kurse është e urrejtur që i njëjti të arrijë natën pa mos e lajmëruar familjen e tij. Pejgamberi alejhis-selam e kishte ndaluar që dikush t'i trokasë familjes së tij natën. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi). Aq më tepër edhe vet Pejgamberi alejhis-selam e ka pasur traditë që familjes së tij t'i trokasë vetëm në mëngjes ose në mbrëmje. (Transmeton Buhariu). Gjithashtu Pejgamberi alejhis-selam e ka treguar (shpallur) urtësinë e kësaj ndalese kur tha: “Ashtu që të rregullohet (krehet e pastrohet) bashkëshortja e tij”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.)


3. Kur të kthehet prej udhëtimit duhet të falë dy raqate në xhami.


Për këtë bazohemi në hadithin e Pejgamberit alejhis-selam ku thuhet: “Sa herë që Pejgamberi alejhis-selam kthehej nga udhëtimi në mëngjes para se të ulej (pushojë) hynte në xhami dhe falte dy reqate (namaz)”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).


Për këtë kemi edhe hadithin që e transmeton Xhabiri r.a. në të cilin thuhet: “Isha me Pejgamberin alejhis-selam në udhëtim, e kur mbërrimë në Medine, ai mu drejtua: “Hyn në xhami dhe fali dy reqate”.




AbdulHamid Suhejbani

Items: 1 - 1 of 1